E shtunë, 4 Maj, 2024

HAPEN NOMINIMET PËR ÇMIMIN “KAMPION I VITIT 2023 PËR BASHKËPUNIMIN RAJONAL DR ERHARD BUSEK”

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), dhe Ministria Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë (BMEIA), kanë hapur thirrjen për nominimet për çmimin “Kampion i vitit 2023 për Bashkëpunim Rajonal Dr. Erhard Busek”, përcjell KDP.MK, njoftimin e RCC-së. Ky çmim do të ndahet për një individ apo organizatë nga Evropa Juglindore që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal gjatë vitit 2023. Nominimet do të pranohen deri më 2 maj 2024 kurse fituesi do të përzgjidhet nga një juri ekspertësh bazuar në kritere të caktuara. RCC dhe BMEIA ftojnë të gjithë të nominohen për këtë çmim.

Përgatiti: Enis Shaqiri

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Ministria Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, do të vlerësojnë një individ ose organizatë, për kontributet në bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore, në vitin 2023”,thuhet në njoftimin e RCC-së.

Nominimet janë të hapura deri më 2 maj 2024. Një juri ekspertësh do të vendosë për fituesin bazuar në disa kritere që kandidatët duhet të plotësojnë, të disponueshme në këtë LINK.

Fituesi, i cili duhet të ketë kontribuar veçanërisht në avancimin e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore në vitin 2023, i udhëhequr nga vlerat dhe parimet evropiane, duhet të jetë i pranishëm në ceremoninë e çmimit për të marrë çmimin.

Fituesi do të marrë një shpërblim financiar të sponsorizuar nga Ministria Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare e Republikës së Austrisë në shumën 10,000 Euro në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet në qershor në Shkup, së bashku me Mbledhjen Vjetore të RCC-së.

Për më tepër, çmimi do të kontribuojë në rritjen e dukshmërisë së punës dhe kontributit të fituesit. Laureatët e mëparshëm përfshijnë Festivalin e Filmit në Sarajevë, Festivalin Exit, Orkestrën No Borders dhe shumë të tjerë.

Më shumë informacion mbi kriteret e pranueshmërisë, procesin e përzgjedhjes, përfitimet e fituesve, laureatët e mëparshëm, etj. mund të gjenden në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal | Çmimin Kampion i Bashkëpunimit Rajonal Dr. Erhard Busek.

Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal është një çmim vjetor i lançuar nga RCC në shkurt 2013 duke shënuar 5 vjetorin e organizatës. Në vitin 2022, në bashkëpunim me BMEIA, titulli u ndryshua në Çmimin “Kampion i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek” duke nderuar Erhard Busek pas vdekjes. Ai ishte Koordinatori Special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, paraardhësi i RCC dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit Perëndimor, si dhe një avokat i zjarrtë i integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

 

 

Të fundit