E diel, 28 Prill, 2024

FOTOGRAFITË TREGOJNË ABUZIMIN E RËNDË TË TË DYSHUARVE PËR SULMIN NË MOSKË

Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona dolën para gjykatës të rrahur me mavijosje, njolla gjaku dhe me fytyra të ënjtura.

 

Dalerjon Mirzoev, i fotografuar menjëherë pas arrestimit të tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars. Ai u kap mbi dyshimet se është një ndër shtetasit e Taxhikistanit që u përfshinë në sulmin terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, më 22 mars, i cili la të paktën 137 të vrarë dhe mbi 180 të plagosur.
Fotografi që shfaq Mirzoevin në një gjykatë në Moskë, më 24 mars, i veshur me të njëtën bluzë, por me shenja të rrahjes.

Faridun Shamsiddin, i fotografuar menjëherë pas kapjes së tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars.

Fotografi që shfaq Shamsiddinin në gjykatën e Moskës, më 24 mars, me fytyrë të ënjtur dhe të mavijosur. Më herët, burri taxhik ishte fotografuar gjatë atij që dukej të ishte torturim nga forcat e sigurisë, me një kabllo elektrik të vendosur në gjenitale.

Marrë nga: REL

Të fundit