E martë, 14 Maj, 2024

ZYRTARIZOHET FRONTI EVROPIAN, AHMETI DHE ZEJDI NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJEN

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, të martë, kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Frontit Evropian, njofton KDP.MK. Sipas Ahmetit, ky front “Fronti evropian” ka të gjitha kapacitetet intelektuale dhe politike që të përballet me të gjitha sfidat dhe për ta çuar vendin drejt integrimit evropian. Ndërsa Skender Rexhepi – Zejd, theksoi se për të është kënaqësi që bashkohet në këtë rrugëtim pro-europian.

Ali Ahmeti tha se “sot hapet një kapitull i ri sot hapet Fronti evropian, i cili do të jetë një nisëm e cila dëshmojë se ne kemi synim proceset integruese”.

Sipas Ahmetit, ky front “Fronti evropian” ka të gjitha kapacitetet intelektuale dhe politike që të përballet me të gjitha sfidat dhe për ta çuar vendin drejt integrimit evropian.

Ai tha se Skenderi Rexhepi nuk ka kundërshtuar asnjë veprim, e vendim, por ka qenë në proces në lidhje të ngushtë si për kryeministër si për zhvillimet e tjera.

Ndërsa Skender Rexhepi – Zejd, theksoi se për të është kënaqësi që bashkohet në këtë rrugëtim pro-europian, drejt një ardhmërie më të mirë dhe më një politikbërie më cilësore dhe përmbajtësore për të gjithë.

Sot e llogarisimin se për ne është një ditë historike, sepse sot hapet kapitulli Fronti Europian. Në këtë rrugëtim të mirë, drejt një ardhmërie europiane, një nisme e cila do të jetë me këmbë të mbarë, sepse ky front përbëhet nga BDI dhe Lëvizja Populli. Mos të harrojmë se BDI ka rrugëtim 22 vjeçar në politikë, pjesëmarrje në qeverisje, ndaj Levizja Populli do të jetë një sihariq i madh në këto zgjedhje me këtë bashkëpunim, me program përmbajtësor për familjen, shtetin dhe shoqërinë”, tha Zejd

Kreu i integristëve Ahmeti gjithashtu njoftoi se janë në bisedime edhe me Aleancën për Shqiptarët të krahut të Selës, PDSH-në e Menduh Thaçit dhe Arijanit Hoxhën dhe partitë turke dhe rome.

Ndryshe, ditë më parë, Arebn Taravari, (kryetar i njërit krah të ASH-së), reagoi në lidhje me koalicionimin e mundshëm mes ASH-së së Selës dhe BDI-së. Taravari tha se ende s’mund të besoj që bashkëpartiakët e tij mund të jenë në lista të përbashkëta me BDI-në.

Nuk e di, unë pres zyrtarizmin definitiv, edhe pas asaj flasim. Unë ende nuk besoj që bashkëpartiakët e mi mund të shkojnë me lista të përbashkëta me BDI-në, por le ta presim së paku zyrtarizmin. Nëse bëhet zyrtarizmi, atëherë japim komentet tona. Unë ende ende s’mund ta besoj se mund ta bëjnë një koalicionim, së paku krahu i z.Selës me BDI-në, nuk mund ta imagjinoj”, tha Tarvari.

Ndryshe koalicionimet në fjalë, pritet të ndajnë përfundimisht bllokun politik shqiptar në dy tabore. “Frontin për Evropë” që aktualisht janë në pushtet si dhe ai i partive opozitare që janë shëndëruar në koalicionin “VLEN”,  të përbërë nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, Alternativa e Afrim Gashit, ASH – krahu i Arben Taravarit, e të cilët kanë mbështetje edhe të Lëvizjes Vetëvendosje të Kosovës.

Kujtojmë se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahen më 22 prill, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj, në të njëjtin ditë me zgjedhjet parlamentare. Fushata zgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale,   fillon më 4 prill dhe zgjat për 20 ditë. Ndërsa, fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj. Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale do të vijojë fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare.

 

Të fundit