E diel, 28 Prill, 2024

NUK KALON LIGJI PER LOJËRAT E FATIT

Nga Kuvendi sot dolën me sqarim zyrtar në lidhje me votimin e djeshëm mbi Ligjin për Lojërat e Fatit, përcjellë KDP. Nga Kuvendi thonë se Ligji nuk ka kaluar, respektivisht vetëm 51 deputetë votuan “për”, ndërsa nevojiten 61 vota.

“Gjatë vendimmarrjes për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Zbavitëse, në seancën e 145-të, Ligji mori 51 vota “Për”, që do të thotë se nuk janë plotësuar kushtet për miratimin e ligjit dhe kështu përfundon procedura sipas atij Ligji. Konstatimi i Kryetarit të Kuvendit me rastin e vendosjes për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërave Zbavitëse i referohej shumicës së nevojshme për miratimin e këtij ligji në procedurë të rregullt”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Kuvendit.

Të fundit