E shtunë, 27 Korrik, 2024

DUELI I DY DOKTORËVE, NJË FUSHATË NDRYSHE NË “FREKUENCAT” INTELEKTUALE

Një risi e kësaj fushatë, në bllokun politik shqiptar, mbetet prania e bashkëshorteve përkrah kandidatëve për president, që realisht shënon një shkallë tjetër emancipimi politik dhe me gjasë e bën këtë fushatë shumë më moderne se ato parapraket sidomos te partitë shqiptare. Nga analistë të vëmendshëm shpresohet që fushata për zgjedhjet presidenciale të jetë e qetë dhe në nivelin e duhur për faktin që të dy kandidatët janë doktorë të spikatur dhe kanë ngritjen e duhur intelektuale.

Analizë e KDP-së

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen me 24 prill mendohet të jetë një lloj preludi për zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të mbahen me 8 maj. Analistët politikë, ndërkohë kanë theksuar se zgjedhjet presidenciale mund të jenë përcaktuese për zgjedhjet parlamentare. Duket se në këtë sens i kanë kuptuar edhe partitë politike zgjedhjet presidenciale, të cilat tashmë kanë ndezur motorët e mobilizimit elektoral.

Edhe pse akoma zyrtarisht nuk ka filluar fushata zgedhore, partitë politike, në forma të ndryshme kanë manifestuar forcën e tyre, duke krijuar kështu një atmosferë mobilizimi te elektorati që synojnë. Vetë procesi i mbledhjes së nënshkrimeve duket nga ana e kandidatëve të partivë politike për zgjedhjet presidenciale, në një farë mënyrë ka qenë manifestim “muskujsh” elektoral.

Rrjetet sociale, ndërkohë ka qenë të vërshuara me “foto” përkrahejsh nga qytete të ndryshme për mbledhjen e nënshkrimeve dhe gjithashtu janë përcjellë me përshkrime “triumfuese”.

Vetë fakti që pas rrethit të parë, pas dy javaësh, do të votohet edhe për zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet presidenciale marrin një rëndësi tjetër pak më të sforcuar se zakonisht kur këto zgjedhje mbahen të pandërlidhuara me zgjedhjet përlamentare.

Menjehërë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe caktimit të kandidatëve, gjithçka duket se ka kaluar në “dominim” pamjesh nga grumbuj njerëzish, që në njëfarë mënyre ka qenë demonstrim fuqia nga partitë politike.

Në bollokun politik shqiptar, kjo fazë e fushatës, është dominuar pikërisht nga këto manifestime, prirje për të dominuar me prani elektorale, ndërkohë që nuk kanë munguar “selamet” në rrjetet sociale për perceptimet mbi numrin e njerëzve të tubuar gjatë promovimit të dy kandidatëve shqiptarë në këto zgjedhje, Bujar Osmani nga radhët e BDI dhe Arben Taravari nga radhët e koalicionit VLEN.

Përgjithësisht kjo fazë e fushatës po zhvillohet në mënyrë të qetë, ndërkohë që nuk kanë munguar përplasjet në rrjetet sociale, gjithmonë në kuptimin se cili kandidat ka tubuar më tepër njerëz gjatë mbledhjes së nënshkrimeve dhe konventave promovuese të kandidatëve për president.

Një risi e kësaj fushatë, në bllokun politik shqiptar, mbetet prania e bashkëshorteve përkrah kandidatëve për president, që realisht shënon një shkallë tjetër emancipimi politik dhe me gjasë e bën këtë fushatë shumë më moderne se ato parapraket sidomos te partitë shqiptare.

Deri më tani nuk janë shpaluar deri në fund idetë dhe platformat politike të kandidatëve, ndërkohë që gjatë konventave përgjithësisht janë theksuar disa nga temat në të cilat ata do të fokusohen gjatë fushatës.

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, ka theksuar një nga tre postet më të rëndësishme shtetërore në Maqedoninë e Veriut – presidenti, kryeministri apo kryetari i Kuvendit – duhet t’i takojë shqiptarëve dhe kjo duhet të jetë pjesë e Kushtetutës. Sipas tij, ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën aktuale, që është kusht për integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian.

Veç kësaj, Taravari ka theksuar se ndryshimi duhet të përfshijë edhe heqjen e termit “20 për qind” për gjuhën shqipe apo ridefinimin e saj si “gjuhë shqipe”, si dhe zgjedhjen e presidentit në të ardhshëm nga ana e Kuvendit, dhe jo përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.

Ndërkaq,Bujar Osmani, kandidati i BDI-së për president në Maqedoninë e Veriut, ka prezantuar motivet e tij për të hyrë në garën për president, duke theksuar nevojën për të parandaluar ndikimin rus në vend. Osmani ka theksuar se Rusia nuk është një aleat tradicional për Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se interesat strategjike të Rusisë përfshijnë mbajtjen e Ballkanit jashtë zonës së influencës së Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ne rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti, ne jemi shumë të qartë, për ne dielli lind në Perëndim. SHBA, BE, NATO, këto fjalë duhet t’i përsërisim më shpesh, me që vëllezër dhe motra dikush te ne po harron kush janë miqtë e kush janë armiqtë tanë, dhe ne jemi këtu për të ia kujtuar me vepra gjithsecilit, se përcaktimi ynë është i pakthyeshëm, SHBA, BE NATO. Jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë”, ka theksuar Osmani.

Tash për tash, këto janë disa pjesë të angazhimit të tyre si kandidat për president, ndërkohë që pritet që para se të fillojë zyrtaisht fushata të dalin edhe me platforma të detejuara. Nga analistë të vëmendshëm shpresohet që fushata për zgjedhjet presidenciale të jetë e qetë dhe në nivelin e duhur për faktin që të dy kandidatët janë doktorë të spikatur dhe kanë ngritjen e duhur intelektuale.

Ndërkohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka bërë të ditur se deri të premten në mesnatë, shtatë nga njëmbëdhjetë kandidatët e paraqitur kanë arritur të mbledhin nga 10.000 nënshkrime, sa janë të nevojshme për të marrë pjesë në garën presidenciale.

Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, i cili në KSHZ ka dorëzuar rreth 22.000 nënshkrime.

Në garën zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ka grumbulluar rreth 11.000 nënshkrime, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit, i cili grumbulloi më shumë se 10.000 nënshkrime.

Gordana Siljanovska, kandidate nga radhët e VMRO DPMNE-së, thotë se fakti që po garon për të dytën herë, tregon se sa e pathyeshme mund të jetë një grua në qëllimet e saj. Fotografi nga arkivi.

Pjesë e garës zgjedhore do të jetë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i komunës së Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.

Renditja e kandidatëve për në listën votuese do të bëhet e ditur pas shortit, që do të hidhet më 28 mars.

Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa i dyti, së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

Këto zgjedhje vlerësohen si shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit, ndërsa shërbejnë edhe si test për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Të fundit