E shtunë, 27 Korrik, 2024

MPJ DËNON ASHPËR SULMIN NË GAZA

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut të premten përmes një komunikate ka dënuar ashpër sulmin në Gaza, në të cilën humbën jetën mbi 100 persona, transmeton KDP.MK

“Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmin në Gaza, që mori jetën e shumë njerëzve të pafajshëm teksa prisnin ushqim rreth maunave me ushqime humanitare”, thekson MPJ.

Nga MPJ theksojnë se akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

Bëjmë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet, ndërsa civilët duhet të mbrohen me çdo kusht”.

Ndryshe, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Rripin e Gazës, më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, përfshirë këtu 12.230 fëmijë e 8.860 gra, si dhe të plagosur 70.457.

Ndërsa së paku 104 njerëz u vranë në turmën ku palestinezët u rreshtuan për të marrë ndihmë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Ashra fal-Qidra. Rreth 760 u plagosën, tha ai.

Kurse Izraeli thotë se i ka vrarë 10.000 pjesëtarë të Hamasit, pa dhënë ndonjë dëshmi konkrete.

Kjo luftë i ka detyruar 80 për qind të popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorë të ikin nga shtëpitë e tyre, ndërsa zyrtarët e OKB-së thonë se një çerek i popullsisë po vuan urie.

Të fundit