E mërkurë, 8 Maj, 2024

SPROVË DHE SFIDË – ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE PARLAMENTARE 2024 NË RMV

Shkruan: Prof.dr.Subhi Jakupi

Për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike duhet të respektohen aktet juridike nacionale dhe ndërkombëtare si dhe masat me të cilat do të matet suksesi i zhvillimit të zgjedhjeve. Zgjedhjet paraqesin elementin thelbësor në procesin e demokracisë gjegjësisht, gurthemeli i secilës demkoraci. Zbatimi dhe organizimi  i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike është parakusht i domosdoshëm për ndërtimin e demokracisë në një shtet. Komisioni Evropian OSBE/ODHIR si dhe Këshilli i Europës nëpërmjet instrumenteve të veta juridike, gjegjësisht ”Soft law”, ndikoj në krijimin e politikës zgjedhore dhe parashtrojnë rregulla sipas të cilave matet realizimi i sukseshëm i zgjedhjeve si të lira, korrekte dhe demokratike. Të tilla janë si p.sh: “Kodeksi për sjellje të mirë dhe praktika në procesin zgjedhorë”, në Komisionin Venedikut, Karta e Parisit nga viti 1990 si dhe dokumentet tjera lidhur me standardet zgjedhore

Nga raportet periodike nuk eshte arrite perparim ne lidhje me veprimet dhe implementimin e rekomandimeve paraprake nga Zyra e OSBE per Institucionet demokratike dhe drejtave te njeriut (ODIHR) dhe Komisioni i Venedikut. Nevojitet analize gjithperfshirse te legjislacionit te procesit zgjedhor qe te shmangen mangesit e zakonshme dhe te perforcohet sistemi me standardet evropiane dhe nderkombetare. Procesi konsulltativ i gjere duhet ta mbeshtese kete reforme. (Raporti per Maqedonin e Veriut nga Komisioni i EU per vitin 2023)!

Implementimi i drejte i dispozitave te legjislacionit zgjedhor e ne vecanti të Kodit zgjedhor është çelësi për rrugën e Republikës së Maqedonisë se Veriut ka familja Evropiane dhe do të kontribojnë para se gjithash në kthimin e besimt të qytetarëve tek institucionet kompetente shtërore për organizimin e zgjedhjeve dhe para se gjithash kthimi i besimit tek lista zgjedhore.

Standarde tjera detyruese ekzistojnë në shumicën e teksteve lidhur me zgjedhjet. Dokumenti i Kopenhages vitit (1990): Ky është teksti udhëheqës i OSBE në lidhje me numrin e madhë të angazhimeve politike. Neni 7 përcakton 10 parimet kryesore që janë të kapshme për 56 vende – anëtare, gjegjësisht zgjedhje të vërteta demokratike të cilat janë të lira, të drejta, transparente, raportuese nëpërmjet të zbatimit të aplikimit të sundimit të ligjit, nëpërmjet të të drejtës universale dhe të drejtës së barabartë të votës që është e fshehtë dhe garanton të drejtën të jetë i zgjedhur dhe të votohet. (dok. i Kopenhages).

Standardet demokratike që udhëzojnë në secilën fazë të procesit zgjedhor, nga krijimi i sistemit zgjedhor deri në përfundim të zgjedhjeve. Mund të shfrytëzohen si kriteriume konkrete për krijimin e zgjedhjeve të lira dhe korrekte duke i respektuar parimet  demokratike në vijim: 1.Zgjedhje periodike; 2.E drejta universale e votës; 3.E drejta e barabartë e votës; 4.E drejta për të u kandiduar për funksion të caktuar; 5.E drejta e votës; 6.Fshetësia e listës votuese; 7.Zgjedhje të pandërmjetsuara; 8.Liria e shprehjes së lirë e vullnetit të qytetarëve.

Politika zgjedhore është njëra ndër politikat më të ndërlikuara në secilen shoqëri. Ajo është e lidhur ngusht me sistemin politik dhe rregullimin kushtetues. Zhvillimet e saj direkt ndikojnë në besimin që qytetarët e kanë në institucionet publike e gjithësesi në legjimitetin e pushtetit shtetëror. Edhe më tepër, ajo është e lidhur me rregullimin e partive politike në punën e tyre dhe në ndikimin që e kanë në zhvillimin e secilës lëmi shoqërore. Politika zgjedhore është e lidhur edhe me mënyrën e përdorimit të drejtës politike themelore të çdo qytetari – e drejta e zgjedhjes.  Aktet juridike që e rregullojnë politikën zgjedhore në Republikën e Maqedonisë se Veriut  janë: Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë se Veriut; Kodi zgjedhor; Ligji për financimin e partive politike; Ligji për partitë politike; Ligji për konteste administrative; Kodi penal;Ligji për kundërvajtje; Ligji për gjyqet; Ligji për revision shtetëror; Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit te interesave; Ligji për paraqitjen e vendbanimit dhe vendëqëndrimit të qytetarëve; Ligji për shtetësinë; Ligji për Komitetin për mardhëniet ndërmjet bashkësive; Ligji për përcaktimin e kushteve për kufizimin për kryerjen e funksionit publik, qasja e dokumenteve dhe shpallja e bashkëpunimit me organet e sigurimit shtetëror; Ligji për vetëqeverisje lokale si dhe aktet tjera nënligjore që janë të lidhur dhe të rëndësishme për zhvillimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Të gjitha këto akte juridike e vendosin kornizën në të cilën organizohen dhe zbatohen zgjedhjet parlamentare, lokale dhe presidenciale, ata i rregullojnë funksionet dhe autorizimet e organeve që i realizojnë zgjedhjet. Kjo kornizë juridike është e plotësuar me akte juridike ndërkombëtare që Republika e Maqedonisë se Veriuti ka nënshkruar dhe ratifikuar, e të cilat e rregullojnë të drejta të caktura lidhur me të drejtën zgjedhore dhe për proceset demokratike që jovetëm se janë parakusht për zbatimin e zgjedhjeve.

Të tilla janë: Pakti ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike; Konventa për eliminimin e të gjitha llojeve të diskriminimit të gruas; Konventa për eleminimin e të gjitha llojeve të diskriminimit racor; Konventa për të drejtat politike të grave; Konventa për të drejtat e personave me nevoja të posaçme;Konventa europiane për të drejtat njerzore si dhe Deklarta për të drejtat e njeriut të Kombeve të bashkuara dhe dokumente tjera ndërkombetare.

Që të jetë ligji i suksesëshm dhe i zbatueshëm, ai duhet me qene i harmonizuar me aktet tjera ligjore të cilat gjithashtu janë të ndërlidhura me zgjedhjet, si dhe të garanton detaje të përputhshme për të gjitha aspektet të procesit zgjedhor, duke kufizuar në atë mënyre mundësin për interpretim jokonzistent ose joadekuat. Praktika tregon se besimi në legjislacionin zgjedhor forcohet kur Ligjet që janë të lidhura me zgjedhjet janë sjellur në mënyrë të hapur dhe gjithpërfshirëse, gjithsesi edhe të egziston konsenzus për pyetje të rëndësishme, siç është edhe sistemi zgjedhor dhe përbërja e administratës zgjedhore. Siguria dhe transparenca në procesin zgjedhor është e përforcuar kur korniza ligjore është vendosur një kohë të gjatë para se të shpallen zgjedhjet. Ajo nënkupton që ndryshimet e elementeve themeloretë ligjeve sipas qëndrimeve të OSBE, nuk do të guxonin të kryejn sëpaku një vit para mbajtjes sëzgjedhjeve. Për fat të keq ky nuk është rast në Republikën e Maqedonisë se Veriut.

Në anën tjetër, në botë mjaftë polemizohet rreth asaj, cili model zgjedhor të zgjedhet, ai me lista të hapura ose të mbyllura. Në 15 prej 17 vendeve të Bashkimit Evropian të cilët kanë modelin proporcional shfrytëzojnë listat e hapura. Në sistemin zgjedhor proporcional, listat e mbyllura më shumë iu përgjigjen partive politike te medha. Partit politike krejtësisht dominojnë në krijimin e listave zgjedhore, kurse zgjedhësve u lehet të vendosin konform sistemit “mer ose le”. Megjithatë, modeli i listave të mbyllura iu mundëson një siguri zgjedhësve, për shkak se mandatet ju ndahen kandidatëve pas verifikimit të radhitjes në listën zgjedhore, në të njejtën kohë, ky lloj i listës zgjedhore jep garancion se në shpërndarjen e mandateve do të respektohen masat e aksionit afirmativ, të cilat shteti i ndërmer ndaj disa grupeve, siqë është për shembull, përfaqësimi i grave, përfaqësimi i nacionaliteteve ose grupeve etnike. Përparsia e modelit me lista të hapura është se qytetarët kanë mundësi më të madhe për zgjedhje, ashtu që ju mundësohet të zgjedhin saktë se për cilin kandidatë duan të votojnë që do të zmadhon legjimitetin dhe përgjegjësin e përfaqësuesve të zgjedhur, mirëpo nga ana tjetër do të zmadhon edhe kualitetin e kandidatëve të propozuar, por partitë në Republikën e Maqedonisë se Veriut  tani janë të pa interesuara ose janë të rezervuara rreth ides për ndryshim të modelit zgjedhor duke futur lista të hapura për votim. Përfaqësuesit e listave të hapura theksojnë se me ato do të mundësohet nivel më i lartë i kyçjes dhe interesimit të qytetarëve për zgjedhjet. Gjithashtu, përparimi i sistemit zgjedhor pozitivisht do të ndikon në përforcimin demokratik brendapartiak, si dhe nivelin më të lartë të përgjegjësis të përfaqësuesve politik para qytetarëve. Nga ana tjetër shtrohet pyetja sa ndikojnë listat e hapura në zmadhimin apo zvoglimin e parregullsive zgjedhore.

Faktori i rëndësishëm për zhvillimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, gjithësesi janë edhe organet për zbatimin dhe organizimin e zgjedhjeve. Në përputhshmëri me Kodin zgjedhor, oraget për zbatimin dhe organizimin e zgjedhjeve janë:

  • Komisioni shtetëror i zgjedhjeve,
  • Komisionet komunale të zgjedhjeve dhe Komisioni zgjedhor i qytetit të Shkupit,
  • Këshillat zgjedhore dhe Këshillat zgjedhore për votim në përfaqësit konzularo-diplomatike të Republikës së Maqedonisë se Veriut.

OSBE/ ODHIR japin rekomandime që u përkasin organeve zgjedhore:Formimi i komisioeve zgjedhore, me rëndësi është të vërtetohet metoda sipas të cilës do të emërohen anëtarët e organeve zgjedhore si dhe sipas kompetencave që do të u ndahen. Më me rëndësi është gjatë formimit të komisioneve zgjedhore, të zbatohet parimi i pavarësisë dhe paanshmërisë. Kjo do të thot se duhet të ekzistojë përfaqësimi pluralist dhe barazpesha ndërmjet partive politike. Në disa shtete e veçanërisht në ato shtete ku ekziston besimi në procesin zgjedhor, disa persona që gëzojnë autoritet dhe respekt në shoqëri mund të emërohen si anëtar të organeve zgjedhore dhe të njëjtit nuk mund të ndërohen me vetë dëshirë.

Pavarsi dhe paanshmëri të komisioneve zgjedhore, me rëndësi të madhë është që komisionet të jenë të pavarura dhe të paanëshme, gjegjësishtë kjo nuk vlen vetëm gjatë formimit të tyre, por edhe gjatë veprimit. Në kryerjen e punës së tyre, ata patjetër të jenë të pavarur, dhe nuk duhet të u nënshtrhen ndikimeve nga jashtë, ose të frikësohen të njëjtit.  Me rëndësi të veçantë është që ata të sigurojnë sendërtimin e të drejtës dhe lirisë së shprehjes, lirise së shoqërimit, tubimit dhe të punojnë në përputhshmëri me ligjin. Ne vecanti duhet pasur kujdes ne azhurimin e Listes se zgjedhesve, parashtrimin e listave te kandidateve, fushates parazgjedhore, financimi i fushates zgjedhore, shpallja e rezultateve si dhe mbrojtjen e te drejtes zgjedhore. Në të kundërtën mundë të vijë në pikpyetje legjitimiteti i zgjedhjeve.

Meqe organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike është parakusht i domosdoshëm për ndërtimin e demokracisë në një shtet, Republika e Maqedonise se Veriut si shtet qe eshte ne prag te hapjes se bisedimeve per antarsim ne Bashkimin Evropian duhet angazhim ne nivel shume te larte te gjithe akteret qe marrin pjese ne menyre pasive apo aktive ne zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare te 24 prillit dhe 8 Majit 2024 qe raporti i OSBE/ODIHR te kete vlersim pozitiv ne permbushjen e standardeve themelore te organizimit dhe zbatimit te zgjedhjeve ne te gjitha fazat e procesit zgjedhor meqe raporti ofron konkluzionet se deri në ç’shkallë u zhvillua procesi zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE-së, parimet universale si dhe detyrime të tjera ndërkombëtare për një proces zgjedhor demokratik, po kështu edhe me legjislacionin vendas.

Shtojce:

REZULTATET NGA ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT – viti 2016 dhe 2020

       Rezultatet nga zgjedhjet parlamentare në RM-së, mbajtur më: 11.12.2016. Votues 1.784.416

      

 
  Partitë politike Vota gjithsejt

 

nj.zgj.1

 

nj.zgj.2

 

nj.zgj.3

 

nj.zgj.4

 

nj.zgj.5

 

nj.zgj.6

 

nj.zgj.7

 

1 VMRO-DPMNE Koalicioni 51-deputet

454577

8-72842 9-73712 11-102829 10-101617 9-72340 4-26193  

5044

2 PDSH 2-deputet

30964

 

4851

 

5938

 

587

 

/

 

3426

2-

16162

 

/

3 BDI 10-deputet

86796

1-

12890

2-

16868

 

1142

 

481

1-

13982

6-40547  

886

4 SDSM-Koalicioni 49-deputet

436981

10-92247 8-69842 9-81204 10-94780 9

71020

3-25986  

1902

5 Koalicija za Promeni i Pravda -Tret bllok (Demokratski sojuz, Frodem, Demos I Moro-rp) 10028 3152 2146 1359 1894 1239 238 /
6 PPD 1143 / / / / / 1143 /
7 Koalicioni “Aleanca për shqiptarët” (LR-PDSH,Uniteti,RDK) 3deputet

35121

 

3769

 

6051

 

/

 

/

1-

7355

2-17946  

/

8 Liberalna Partija 3840 1331 734 743 603 429 / /
9 Koalicija VMRO za Makedonija 24524 3809 3264 6700 4723 4951 920 157
10 Lëvizja BESA 5-deputet

57868

1-

11597

1-

16119

 

/

 

/

 

5163

3-

24989

 

/

11 Levica / E majta 12120 4556 2402 1767 1394 2001 / /
vota gjithsejt 1.153.962 211044 197076 196331 205492 181906 154124 7989
votues nj.zgjedhore 1.784.416 295858 306471 280727 282537 290433 307817 20573

 

       Rezultatet nga zgjedhjet parlamentare në RMV, mbajtur më: 15.07.2020. Votues 1.814.263

      

  Partitë politike Vota gjithsejt

 

nj.zgj.1

 

nj.zgj.2 nj.zgj.3

 

nj.zgj.4

 

nj.zgj.5

 

nj.zgj.6

 

1 VMRO-DPMNE Koalicioni 44-deputet

315,344

7-

50564

7-

47929

10-71551 10-74478 8-

55159

2-

15663

2 PDSH 1-deputet

13,930

 

1966

 

1858

 

242

 

/

 

781

1-

9083

3 BDI 15deputet

104,699

2

19488

3-

22374

 

3331

 

293

3-

21744

7-

37468

4 SDSM-BESA Koalicioni 46-deputet

327,408

8-

54618

7-

47891

9-

66853

10-77195 8-

56622

4-

24229

5 Integra 12,291 12446 2517 2364 2706 1731 527
6 Gragjansko Demokratska Unija – GDU  

3,555

 

530

 

347

 

1488

 

451

 

739

 

1143

7 Koalicioni “Aleanca për shqiptarët/Alternativa” 12deputet

81,620

           2-

14337

           3-20912  

992

 

213

1-

10716

6-

34450

8 MORO-Rabotnicka partija 3,245   451 402 773 703 543 373
9 Narodna Partija na Romite – NPR  

1,225

 

1225

 

 

 

 

10 Demokrati 1,558 217 237 283 397 234 190
11 Levica / E majta 2-deputet

37,426

1-

12000

 

5896

1-

6939

 

6835

 

4715

12 GLAS za Makedonija 2,802 940 489 456 493 424
13 Edinstvena Makedonija 2,604 334 551 404 839 293 182
14 Makedonski Koncept-СДУ  

2,585

 

778

 

427

 

473

 

502

 

405

15 Tvoja Partija 1,894 1210 390 294
vota gjithsejt 912186 164287 158804 162648 171690 160146 126175
votues nj.zgjedhore 1.814.263 309210 319820 278511 282506 314487 309727

 

REZULTATET NGA ZGJEDHJET PRESEDENCIALE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT – viti 1994, 1999, 2004, 2009, 2014 dhe 2019.

 

Rezultatet nga Zgjedhjet Presidenciale në RMV, mbajtur më: 16 dhe 30.10.1994; Votues 1.360.729
Nr. Kandidatët Vota %
1 Kiro Gligorov 715774 52,60%
2 Ljubisha Georgievski 197210 14,49%
Gjithsejt vota 912984

 

 

 

Rezultatet nga Zgjedhjet Presidenciale në RMV, mbajtur më: vitin 1999; Votues 1.610.340
Nr. Kandidatët Numri i votave rrethi i parë 31.10.1999

 

% Numri i votave rrethi i dyte 14.11.1999

 

%
1 Muarem Nexhipi 155,978 14.85%
2 Vasill Tupurkovski 163,206 15.54%
3 Mohamed Halili 45,731 4.35%
4 Tito Petkovski 343,606 32.71% 514,599 45.94%
5 Stojan Andov 111,983 10.66%    
6 Boris Trajkovski 219,098 20.86% 591,972 52.85%
Gjithsejt kanë votuar 1,050,449 65.23% 1,120,087 69.56%

 

 

Rezultatet nga Zgjedhjet Presidenciale në RMV, mbajtur më: vitin 2004. Numri i votuesve 1.709.536
Nr. Kandidatët Numri i votave rrethi i parë   14.04.2004

 

% Numri i votave rrethi i dytë 28.04.2004

 

%
1 Branko Crvenkovski 385,347 42.5% 550.317 62,6%
2 Sashko Kedev 309,132 34,1% 329.179 37,4%
3 Gëzim Ostreni 134,208 14,8%
4 Zudi Xhelili 78,714 8,7%
Gjithssejt vota 935.372 48.53% 909.289 53,6%

 

 

Rezultatet nga Zgjedhjet Presidenciale në RMV, mbajtur më:vitin 2009,

Votues 1.792.082

Nr. Kandidatët Numri i votave rrethi i parë  22.03.2009

 

% Numri i votave rrethi i dytë 05.04.2009

 

%
1 Imer Selmani 147547 14.48%
2 Mirushe Hoxha 30225 2.97%
3 Nano Ruzhin 40042 3.93%
4 Gjorge Ivanov 345850 33.93% 453616 59.37%
5 Agron Buxhaku 73629 7.22%    
6 Ljubomir Danielov-Frçkoski 202691 19.89% 264828 34.66%
Gjithsejt vota 1019268 56.88% 764032 42.63%

 

 

 

Rezultatet nga Zgjedhjet Presidenciale në RMV, mbajtur më: vitin 2014; Votues 1.779.572
Nr. Kandidatët Numri i votave rrethi i parë   07.04.2014

 

% Numri i votave rrethi i dytë 27.04.2014

 

%
1 Gjorge Ivanov 449442 51.68% 534910 55.28%
2 Stevo Pendarovski 326164 37.51% 398077 41.14%
3 Ilaz Halimi 38966 4.48%
4 Zoran Popovski 31368 3.61%
Gjithsejt vota 869617 48.53% 967694 54.38%

 

 

 

Rezultatet nga Zgjedhjet Presidenciale në RMV, mbajtur më: vitin 2019; Votues 1.808.131
Nr. Kandidatët Numri i votave rrethi i parë   07.04.2014

 

% Numri i votave rrethi i dytë 27.04.2014

 

%
1 Blerim Reka 79.888 10.60%    
2 Gordana Siljanovska-Davkova 318.341 42.25% 377.446 44.75%
3 Stevo Pendarovski 322.581 42.81%  435.656 51.65%
Gjithsejt vota 753.556 41.68% 843.508 46.74%

Të fundit