E premte, 26 Korrik, 2024

VDES NË BURG ALEKSEJ NAVALNY, KRITIKU I VLLADIMIR PUTINIT

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka vdekur në burg, u tha në një deklaratë të lëshuar nga një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve, raportojnë mediat botërore, përcjell KDP.

Kjo deklaratë, e publikuar më 16 shkurt, nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Mediat e kontrolluara nga shteti rus po ashtu kanë cituar këtë deklaratë, duke raportuar se Navalny, 47 vjeç, ka vdekur.

Detaje të tjera për vdekjen e tij nuk janë bërë menjëherë publike.

Sekretarja për media e Navalnyt, Kira Yarmysh, shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se ekipi i kritikut të Kremlinit, nuk ka konfirmim për vdekjen e tij.

“Shërbimi Federal i Burgjeve në qarkun Jamalo-Nenets po shpërndan lajme për vdekjen e Aleksei Navalnyt në burgun IK-3. Ne ende nuk kemi konfirmim për këtë lajm. Avokati i Navalnyt do të shkojë atje dhe sapo të kemi informacione, do t’iu njoftojmë”, shkroi ajo.

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, e ka fituar Çmimin Sakharov, një shpërblim prestigjioz që ndahet nga Parlamenti Evropian për mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Për më shumë se një dekadë, Navalny ka vënë në shënjestër elitën politike të Rusisë me hulumtime kundër korrupsionit, ka udhëhequr protesta politike, dhe ka garuar për pozitë. Që nga marsi, ai mbahet në një burg famëkeq në qytetin Pokrov, në Rusi. Ai u ndalua pas kthimit të tij në Moskë, në janar, pasi u shërua në Berlin nga ai që disa laboratorë në Perëndim konstatuan se ishte helmim nga një agjent nervor të nivelit ushtarak. Një raport nga Navalny dhe hulumtues të tjerë prezantoi prova të forta që Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë e kreu helmimin, ndërsa Navalny e akuzon presidentin Vladimir Putin se e ka porositur atë, në një përpjekje për ta vrarë. Më herët, këtë muaj, Aleksei Navalny u cilësua “terrorist” nga një komision i burgut në Rusi.

Të fundit