E premte, 26 Korrik, 2024

NJË “KARTOLINË” SHAKAJE NGA VIZITA E KANCELARIT GJERMAN NË UAHINGTON: “KUSH ËSHTË KUSH?

Agjencia kroate e lajmeve Hina ka njofuar edhe për një “cikërrimë” nga vizita e shkurtër e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Uashington gjatë së cilës ka pasur një takim edhe me një “sozy” të tijin i cili është – senator amerikan,-përcjell kdp.mk.

Dy politikanët nuk ndajnë vetëm përafërsisht të njëjtën moshë, 60 dhe 65 vjeç, dhe afërsisht të njëjtën gjatësi, rreth 170 cm, por edhe dashurinë e tyre për politikën dhe angazhimin për më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Çfarë kanë të përbashkët senatori amerikan nga Delaware dhe kancelari gjerman? Siç rezulton, shumëçka: Chris Coons dhe Olaf Scholz u takuan në Uashington të enjten. Pas kësaj kanë bërë një foto njëri-pranë tjetrit dhe publikun foton me një shaka.

“Wer ist wer?”- tha me shaka senatori Coon, që në përkthim nga gjermanishtja dmth “kush është kush”? Kur shikon flokët e thinjura pothuajse identike, kokat tullace dhe buzëqeshjen e tyre, në shikim të parë vështirë se dallohen. Scholz, shefi i  qeverisë së koalicionit trepartiak të Gjermanisë që erdhi në pushtet në vitin 2021, nuk njihet për sens humori, por politikani veteran i majtë shpejt iu bashkua shakasë./KDP/

Të fundit