E shtunë, 27 Korrik, 2024

MILIARDERI ME PASAPORTË KROATE HEQ DORË NGA SHTETËSIA RUSE

Biznesmeni rus Vasiliy Anisimov (72), posedues i pasaportës kroate, u bë miliarderi i shtatë që hoqi dorë nga shtetësia ruse pas pushtimit të Ukrainës, ka raportuar revista Forbes Russia. Ai njihet edhe si ish-partneri i xhudos i presidentit rus Vladimir Putin nga i cili  edhe është dekoruar, – njofton kdp.mk.

Anisimov, pasuria e të cilit vlerësohet në 1.6 miliardë dollarë, hoqi dorë nga shtetësia ruse në shtator të vitit 2022. Ai është gjithashtu shtetas i Kroacisë dhe Dominikës.

I lindur në Kazakistan në kohën e BRSS-së, thuhet se ai gjoja hoqi dorë nga gjithë pronat e tij në Rusi. Kremlini , më herët, minimizoi rëndësinë e heqjes dorë nga shtetësia e manjatëve rusë, duke thënë se ata “kanë të drejtën” ta bëjnë këtë.

Anisimov është ose ishte, ndër të tjera, pronar i Holding-it të pasurive të paluajtshme Coalco International. Ishte edhe president i Federatës Ruse të Xhudos. Forbes i referohet një dokumenti që ka marrë prej tij, dhe nga i cili shihet se ai hoqi dorë nga shtetësia ruse në shtator 2022, raportoi  agjencia kroate e lajmeve Hina.

Anisimov ndryshoi shtetësinë e tij nga ruse në kroate në mesin e vitit 2022, raportoi më parë revista Newsweek.

Biznesmeni e ka përmendur këtë fakt gjatë regjistrimit në agjencinë britanike të biznesit Companies House.

Anisimov në vitet 1990 mori nënshtetësinë e Dominikës, një shtet ky ishull në Detin Karaibe, për një tarifë prej gati 60.000 dollarësh. Në tetor të vitit 2003, ai mori pasaportën e tij të parë kroate, kurse në Kroaci ka investuar 11 milionë dollarë në pasuri të paluajtshme, sipas Forbesit.

Falë shtetësisë kroate, ai mund të lëvizë dhe jetojë lirisht në hapësirën e Bashkimit Evropian.

Anisimov është i njohur edhe si ish-partneri i xhudos i presidentit rus Vladimir Putin nga i cili është dekoruar me “Urdhrin për Merita ndaj Atdheunt” për “kontributin e tij në zhvillimin e kulturës fizike dhe popullarizimin e sporteve kombëtare” , – përcjell kdp.m njoftimet e agjencive të lajmeve.

Të fundit