E mërkurë, 12 Qershor, 2024

GËRKOVSKA: PERSONAT NË LISTËN E ZEZË AMERIKANE NUK DO TË MUND TË KRYEJNË FUNKSIONE PUBLIKE

Zv/kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovsa, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se me Ligjin e ri për sanksione institucionet tona do të duhet të procesuojnë faktet dhe dokumentet që i kanë SHBA për personat që do të gjenden në listën e zezë.

“Një nga shpjegimet kundër këtij ligji është se edhe në zgjidhjet ekzistuese ligjore ka mekanizma të tilla të cilat mund të shfrytëzohen dhe se nuk ka nevojë nga zgjidhje. Pyetem nëse është kjo kështu, të njetit kuazi ekspertë tërë energjinë të drejtuar në çfarëdo mënyre, një pjesë me ofendime, një pjesë me kuazi argumentime nuk e kanë shfrytëzuar tërë këtë periudhë prej 30 viteve, ta nxisin prokurorinë se e ka për detyrë të ngritë dhe të hetojë procedura dhe të mos jemi dëshmitarë të rasteve të mbyllura dhe që asnjëherë nuk janë trajtuar”, u shpreh Gërkovska.

Gërkovska tha se personat që janë në listën e zezë amerikane me zgjidhjen e re ligjore nuk do të mund të jenë kandidatë deri në përfundimin e procedurës ligjore, do të suspendohen nga kryerja e funksioneve publike.

Të fundit