E enjte, 16 Maj, 2024

AGELER: E RËNDËSISHME ËSHTË QË VOTUESIT TA SHOHIN PLANIN E MICKOSKIT…

Në një intervistë për TV 24, ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, duke e komentuar procesin parazgjedhor, si dhe punën e qeverisë teknike, tha se VMRO-DPMNE-ja duhet të bëj publike planin se çfarë ofron për integrimet evropiane të vendit. Ageler shtoi se partneriteti midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë, edhe pse do të ndiheshin të dëshpëruar nëse ndryshimet kushtetuese nuk miratohen, përcjell KDP.MK.

Do të vazhdojmë të punojmë në atë, ndërsa se çfarë efekti do të ketë ajo, sa do të zgjasë qeveria teknike është diçka për të cilën nuk do të doja të spekuloj. Shpresoj se për njerëzit e këtij shteti dhe për të mirën e këtij vendi, pas 9 majit do të ketë zgjidhje të qartë, pushteti dhe struktura qeveritare e vendit të mund të vazhdojnë përpara. Por, nuk mund të spekuloj se çfarë në fakt do të ndodhë”, tha Ageler në intervistë për Tv24.

Ajo shtoi se do të ishte e kënaqur të shihte planin e liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, por theksoi se është më e rëndësishme që ky plan të shpallet para qytetarëve në një mënyrë sa më transparente.

Në pyetjen se nëse do të kërkojë nga Mickoski ta shohë planin për marrëdhëniet me Bullgarinë të cilin, siç thonë nga VMRO-DPMNE-ja, do ta ekspozojnë në programin parazgjedhor, Ageler pohoi se nëse ai, – Mickoski, është i interesuar ta ndajë me të, ajo me kënaqësi do të dëshironte ta shohë. Megjithatë, ajo theksoi se është ende më e rëndësishme që ky plan të shpaloset përpara qytetarëve në mënyrë sa më transparente, që  ta dëgjojnë dhe ta shohin atë plan.

Ageler, rikonfirmoi se partneriteti midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë, edhe pse do të ndiheshin të dëshpëruar nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese.

Në pyetjen se si pret që të funksionojë Qeveria teknike, Ageler tha se çdo Qeveri duhet të punojë në dobi të qytetarëve të saj.

Ambasadorja Ageler ka folur edhe për listën e zezë amerikane të politikanëve dhe biznesmenëve dhe se pyetja më e shtruar për të ka qenë se a do të ketë emra të rinj në të, këtë vit.

Nuk e di nëse do të ketë emra të rinj në listën e zezë para muajit maj, por ka gjasa që të ketë. Një numër emrash po shqyrtoheshin dhe thirrja do të vazhdojë”, ka thënë Ageler.

 

 

Të fundit