E premte, 26 Korrik, 2024

BE-ja UNIKE I AKORDON UKRAINËS 5O MILIARDA NDIHMË

Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se kryeministri hungarez, Viktor Orban,me lidhje të ngushta me Rusinë, ka hequr dorë nga bllokada duke siguruar  kështu që BE-ja të jetë unike në mbështetjen e Ukrainës,- përcjell kdp.mk.

Liderët e të 27 shteteve anëtare të BE-së në samitin e tyre të jashtëzakonshëm në Bruksel arritën marrëveshjen për një paketë ndihme të re për Ukrainën në vlerën  50 miliardë euro, – ka konfirmuar Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Kemi marreveshje. Të 27 krerët ranë dakord për një paketë shtesë  për mbështetjen prej 50 miliardë eurosh për Ukraninën brenda buxhetit të BE-së. Kjo siguron financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”, – ka shkruar Michel në rrjetin social X duke shtuar se BE merr udhëheqjen dhe përgjegjësinë në mbështetjen e Ukrainës.

Hungaria ishte i vetmi vend-anëtar i BE-së që kundërshtoi paketën e ndihmës për Ukrainën.

Kryeministri i këtij vendi Viktor Orban kishte bllokuar deri tani vendimin për Ukrainën duke propozuar  që mjetet  që do të miratohen të ndahenj në këste vjetore, gjë që do t’i  mundësonte Budapestit që çdo vit  të kërkonte lëshime për të mos përdorur veton.

Taktikat e Orbanit kanë mërzitur liderët evropianë për një kohë të gjatë, ndaj ishte paralajmëruar se madje mund të shqyrtohet edhe vendimi   që Hungarisë t’i merret e drejta e vetos në BE.

Të fundit