E shtunë, 27 Korrik, 2024

AHMETI: 28 JANARI I KËTIJ VITI, DATË HISTORIKE PËR MAQEDONINË E VERIUT

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një video-mesazhi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka theksuar se 28 janari i këtij viti do të jetë datë historike, pasiqë vendi do të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar, duke dëshmuar se Maqedonia e Veriut është shtet i barabartë dhe i bashkuar.

Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët, sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet. Bashkarisht po ndërmarrim përgjegjësinë për ti prirë vendit, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Europiane.Jam mirënjohës që na besuat, u rreshtuat pas ëndrrës tonë dhe që ky besim i juaji, kjo mbështetje e juaja po shpërblehet nesër, edhe me një premtim të mbajtur, edhe me një punë të kryer, edhe me një ëndërr të realizuar”, tha Ahmeti.

Me theks të veçantë për arritjen e fundit kombëtare të “Kryeministrit shqiptar”, Ahmeti ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë besuar dhe janë rreshtuar pas tyre, duke shtuar se zgjedhja e kryeministrit shqiptar nuk është fundi por vetëm fillimi.

Jam mirënjohës që na besuat, u rreshtuat pas ëndrrës tonë dhe që ky besim i juaji, kjo mbështetje e juaja po shpërblehet nesër, edhe me një premtim të mbajtur, edhe me një punë të kryer, edhe me një ëndërr të realizuar. Uroj të gjithë qytetarët tanë për këtë të arritur dhe jam i sigurt që vendi ynë po bëhet edhe më i fortë, edhe më i barabartë edhe më i bashkuar. Por, këtu nuk është fundi, ky është vetëm fillimi, kemi edhe shumë punë për të bërë dhe ëndrra për të realizuar”, ka thënë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Fjalimi i plotë:

 

Të fundit