E shtunë, 27 Korrik, 2024

HARTWELL: “JAVELIN” SINJAL PËR PËRGJIGJEN E ASHPËR NDAJ PROVOKACIONEVE POTENCIALE TË BEOGRADIT

Mesazhi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, për presidentin Aleksandar Vuçiq, se Kosovës i është miratuar shitja e raketave Javelin, është në fakt një imperativ që të mendohet mirë para se të hidhet në veprime që mund të përshkallëzojnë tensionet. Kështu ka deklaruar për seksionin serb të Zërit të Amerikës Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington dhe i organizatën IDEAS, në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër. Sikurse përcjell kdp.mk, ai ka shtuar se sigurimi i raketave Javelin është mënyra kyçe e shkurajimit, si sinjal i reagimit të ashpër ndaj të gjitha provokimeve potenciale të regjimit të Vuçiqit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën se shkatërrimi i rendit juridik ndërkombëtar duke vazhduar me armatosjen e forcave të sigurisë së Kosovës synon të largojë plotësisht çdo gjurmë të ekzistencës së Serbisë dhe popullit serb nga territori i Kosovës.

“Pas tensioneve që Vuçiq inicioi që nga shtatori i vitit 2021, të shënuara me dislokimin e shpeshtë të ushtrisë, duke përfshirë edhe tanket që i siguroi nga Rusia në kufirin e Kosovës, kjo lëvizje strategjike thekson përkushtimin e Amerikës për të forcuar pozitën mbrojtëse të Kosovës. Paralajmërimi për shitjen e raketave “Javelin” gjatë takimit me presidentin Vuçiq, njeriun e parë të shtetit fqinj, shërben si një tregues i pagabueshëm se Amerika është e gatshme të forcojë aftësitë afatgjata mbrojtëse të Kosovës, si dhe aftësinë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial. Roli i Vuçiqit në mbështetjen e aktiviteteve si sulmi terrorist në Banjskë shkakton shqetësim, veçanërisht pasi ajo që ai po bën përkon me tendencat e tij gjithnjë e më autoritare.

Kur vëzgohet se çfarë bëri për të çuar në përshkallëzimin në Kosovë, duket sikur fjala është për një strategji e qëllimshme të destabilizimit të fqinjët, për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme Sigurimi i “Javelin”-it është mënyrë kyçe e shkurajimit, si një sinjal i një reagimi të ashpër ndaj të gjitha provokimeve të mundshme të regjimit të Vuçiqit. Në këtë kontekst, është e mundur që mesazhi i ambasadorit Hill për Vuçiqin të jetë në fakt një imperativ që të mendohet mirë e mirë përpara se të hidhet në veprime që mund të përshkallëzojnë tensionet. “Javelin”, pra është hapi fillestar për ta zbrapsur nga çfarëdo manovrash të nxituara të regjimit të Vuçiqit dhe shërben si një kujtesë diplomatike për pasojat e sjelljes së pamatur”, – ka thënë studiuesi i njohur.

I pyetur se si mund të ndikojënë stabilitetin e rajonit shitja potenciale e raketave “Javelin” – Kosovës, Hartvel përgjigjet se kjo duhet të shërbejë  si mjet kundërgoditjeje e jo të jetë katalizator për ndryshimin e rendit të vendosur ushtarak në rajon:

“Shitja e propozuar synon strategjikisht fuqizimin e Kosovës për të rritur aftësinë  mbrojtëse, me çrast veçoritë e “Javelin”it theksojnë se sa i dobishëm është ky sistem për mbrojtje. Isigurimi i kësaj armeje nga ana e Kosovës nuk u bë me plan ofensiv, duke pasur parasysh karketrin mbrojtës të “Javelinit”. Fokus është dhe më tej forcimi i aftësisë së vendit për të mbrojtur kufijtë dhe sovranitetin e vet. Për kontekstin e prokurimit të armëve për Kosovën, është thelbësore të shikohen më gjerësisht rrethanat ushtarake.

Vëhet re se Serbia që nga viti 2019 vazhdimisht ka tejkaluar të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në shpenzimet për ushtrinë,  me ç’rast buxheti i vitit të kaluar e tejkaloi atë të Kosovës për më shumë se trembëdhjetë herë. Ky ndryshim i madh në shpenzimet ushtarake flet për natyrën mbrojtëse të qasjes së Kosovës, duke theksuar nevojën për të përmirësuar aftësitë konkrete mbrojtëse, para se parashikojë agresionin. Përgjigja e Vuçiqit ndaj shitjes aktuale të armëve duket sikur është në përputhje me narrativën e gjerë që ka për qëllim ta paraqesë  Kosovën si një kërcënim për serbët në të gjithë rajonin. Kjo narrativë shërben si një shpërqendrim i përshtatshëm nga sfidat e brendshme dhe përforcon regjimin e tij joliberal” – citon kdp.mk Leon Hartwellin, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington.

Të fundit