Autoritetet turke kanë arreston futbollistin izraelit Sagiv Jehezkel, të klubit të futbollit, Antalyaspor. Jehezkel, sipas autoriteteve, pasi shënoi gol në ndeshjen e djeshme, ndau një mesazh solidariteti me Izraelin duke ngritur dorën e tij të fashuar, në të cilën kishte mbishkrim lidhur me konfliktin në Gaza.
Lojtari izraelit, Sagiv Jehezkel, u arrestua dhe përjashtua nga skuadra e Antalyaspor-it për shkak të veprimit të tij pas shënimit të golit në ndeshjen kundër Trabzonsporin, raporton Anadolu.
Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha të dielën në mbrëmje se shtetasi izraelit po hetohet lidhur me akuzat e mundshme për “nxitje të hapur të publikut për urrejtje dhe armiqësi”. Përmes një postimi në X – që më herët njihej si Twitter – Tunc tha se Jehezkel ishte përfshirë “në një gjest të shëmtuar në mbështetje të masakrës izraelite në Gazë”.
Bugün oynanan Antalyaspor-Trabzonspor Süper Lig müsabakasında attığı golden sonra İsrail’in #Gazze‘de yaptığı katliamı destekleyen çirkin hareketi nedeniyle İsrailli futbolcu Sagiv Jehezkel hakkında Antalya Cumhuriyet Başsavcılığınca ‘halkı kin ve düşmanlığa alenen tahrik etmek’…
— Yılmaz TUNÇ (@yilmaztunc) January 14, 2024
Pasi shënoi golin e barazimit kundër klubit Trabzonspor, futbollisti 28-vjeçar shfaqi një fashë të lidhur në kyçin e dorës ku shkruhej se janë bërë 100 ditë që kur pengjet u rrëmbyen më 7 tetor.
Ky gjest u vlerësua si provokues në Turq, ku ka një kundërshtim të madh të publikut me veprimet ushtarake të Izraelit në Gazë dhe ku ka mbështetje të madhe për palestinezët.
Klubi Antalyaspor e ka pezulluar Jehezkelin nga ekipi dhe njoftoi se po bisedohet me avokatët e klubit për të shkëputur kontratën me futbollistin izraelit.
Federate turke e Futbollit dënoi atë që e cilësoi si gjest që “turbulloi ndërgjegjen” e publikut turk.
Arrestimi i Jehezkelit ka nxitur zemërim në Izrael.
“Turp për Qeverinë turke”, ka shkruar në X, ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennet.
Turqia ka kritikuar Izraelin për ofensivë e tij në Rripin e Gazës. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi më 7 tetor kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian sulmuan jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj përmes një ofensive tokësore, ajrore dhe detare, duke vrarë mbi 23.000 palestinezë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një grup luftues për çlirimin dhe mbrojtjen e tokave palestineze.