E shtunë, 18 Maj, 2024

MONSTRUMI AUSTRIAK QË MBAJTI TË BIJËN NË BODRUM PËR 24 VJET – SHPALLET I PARREZIKSHËM

Përdhunusesin që e mbajti vajzën e tij në bodrum për 24 vjet, një gjykatë austriake e ka shpallur të parrezikshëm. Media kroate index.hr, duke iu referuar austriakes Kronen Zeitung, rikujton se Josef Fritzl e mbajti për vite të tëra të bijën robër dhe e përdhunoi. Ajo i lindi madje shtatë fëmijë. Tani gjykata e ka shpallur të parrezikshëm dhe ai mund të lirohet me kusht në azil pleqësh,- përcjell kdp.mk.

Përdhunuesi austriak Josef Fritzl (88), i cili për vite me radhë e mbajti të bijën rob dhe e përdhunoi, gjoja vuan nga demenca e rëndë dhe ndonjëherë mendon se është yll botëror i popit. Sipas një raporti të ri psikologjik, Fritzl është i parrezikshëm, shkruan media austriake Kronen Zeitung.

Kujtojmë se fjala është njeriun që e mbajti vajzën e tij Elizabeth të burgosur plotë 24 vjet në një bodrum në Amstetten. Fritzl ka shtatë fëmijë me të bijën, kurse në burg ndodhet që nga viti 2009.

Kronen Zeitung shkruan se psikiatria Heidi Kastner, e cila ekzaminoi gjendjen mentale të përdhunuesit austriak gjatë gjykimit për incest dhe diagnostikoi një çrregullim të rëndë të personalitetit, tani ka arritur në përfundimin se Fritzl duhet të klasifikohet si “i parrezikshëm”. Si arsye ajo ka përmendur demencën e tij të avancuar, ndaj ka thënë se është pak e besueshme se ai do të mund të kryejë krime të tjera.

Përveç kësaj, psikiatria përmend se Fritzl është fizikisht i dobët dhe mund të ecë vetëm me ndihmën e bastunit.

Avokatja e Fritzlit, Astrid Wagner, ka thënë se është e mundur që klienti i saj të vendoset së shpejti në një shtëpi shtetërore për pleq, ose të strehohet për përherë në një spital burgu.

Të fundit