E shtunë, 27 Korrik, 2024

DEPUTETI GJERMAN: BE-ja DUHET TA KUPTOJË SE DEMOKRACIA NUK MBROHET VETËM NË BERLIN E PARIS, POR…

Josip Juratoviq, deputet i Bundestagut gjerman, nga radhët e partisë në pushtet të kancelarit Olaf Scholz, ka deklaruar se për shkak të parregullsive në zgjedhjet e e fundvitit të kaluar dhe qasjes autokrate në rritje të pressidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ithtarëve të tij, BE-ja duhet të rishikojë negociatat me Serbinë për aderim në familjen evropiane. Këto komente Juratoviq I ka bërë të gazetën opozitare malazeze “Pobjeda”. Sikurse transmeton kdp.mk, deputeti gjerman ka folur edhe për zvarritjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për këtë ka bërë fajtore edhe administratën në Bruksel:

– Keni deklaruar ditë më parë se regjimi i Aleksandar Vuçiqit do të ketë pasoja për shkak të parregullsive zgjedhore dhe paralajmëruat se Gjermania dhe BE-ja do të ndërmarrë hapa më konkretë pas raportit të OSBE-së. A e ka humbur Vuçiqi përfundimisht mbështetjen e Berlinit dhe Brukselit?

JURATOVIQ: Ne në politikën tonë të jashtme, nuk mund të zgjedhim gjithmonë partnerët me të cilët do të negociojmë. Por në këtë situatë, në të cilën lideri i fushatës shpërfill parregullsitë në zgjedhje dhe kështu shkel hapur rregullat demokratike të lojës, këtë nuk mund ta tolerojmë më dhe nuk jam i vetmuar në mendimin se negociatat e mëtejshme të para-anëtarësimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së duhet “vënë nën akull” deri në fillimin e respektimit të parimeve themelore të sistemit të vlerave demokratike

Votuesit “shëtitës” lëvizin nëpër rajon sipas hartës së “botës serbe”: Serbi – Mali i Zi – Republika Srpska dhe zgjedhjet bëhen të pakuptimta. A ka zgjidhje për këtë lloj mashtrimi zgjedhor dhe destabilizimin e rajonit dhe pse nuk ka veprime konkrete të partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe SHBA-së, të cilët vazhdojnë ta lejojnë Vuçiqin të mbajë në errësirë ​​të gjithë rajonin?

JURATOVIĆ: Fatkeqësisht, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të krijojë drejtpërdrejt politikën e Serbisë në botën demokratike të cilës i përkasim dhe të cilën gjoja e synon Serbia, vkëtë mund ta bëj vetëm populli përmes proceseve demokratike, ku bën pjesë edhe gara e ndershme zgjedhore. Ajo që mund të ndikojmë është që ata të cilët duan të bashkëpunojnë me ne duhet të respektojnë patjetër rregullat demokratike të lojës nëse duan të jenë partnerët tanë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen. Këto zgjedhje janë kashta e fundit për tolerancën tonë ndaj qasjes autokratike gjithnjë e më të fortë të Aleksandar Vuçiqit dhe ndjekësve të tij.

-Evropa ende flet për zgjerim në Ballkanin Perëndimor, por pas dy dekadash të humbura kot të perspektivës së premtuar evropiane, ka dyshime gjithnjë e më të forta se as Evropa nuk ka bërë gjithçka që duhet të kishte bërë për të ndodhur zgjerimi. Çfarë mendoni ju në lidhje me këtë? A qëndron problemi vetëm në shoqëritë tona të paorganizuara apo në këtë ngecje të procesit të integrimit ka edhe përgjegjësi të tyre?

– Ata që përcjellin punën time të deritashme e dinë shumë mirë se nuk jam kritik  vetëm ndaj sistemit që ka mbizotëruar Ballkanin Perëndimor, por po ashtu edhe ndaj punës së administratës së BE-së, e cila tash dy dekada flet për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, kurse gjysma e tyre ende as që ka filluar negociatat e para-anëtarësimit. NJë kohë të gjatë po tërheq vërejtjen se nuk mund të zgjedhim bashkëbiseduesit, por bashkëbiseduesve tanë mund t’ua kushtëzojmë  bashkëpunimin e mëtejshëm. Për shembull, kur ndahet ndihma financiare, ajo mund të kushtëzohet me formimin e institucioneve të bazuara mbi parimet e BE-së, të cilën gjoja se e synojnë këto vende. Faja është, para së gjithash, për zbatimin e proceseve demokratike sikurse janë zgjedhjet, ndarja e pushtetit në parlament, legjislativ dhe qeveri, ekzekutiv dhe gjyqësor i pavarur. Të respektohen dhe garantohen liritë e individit, po ashtu dhe pavarësinë e medias – pra të gjitha këto janë elemente mbi të cilat ne mund të ndikojmë, kurse deri tani nuk kemi vendosur kushte të tilla, por vetëm herë pas here kemi shprehur mospajtimin tonë.

Duke pohuar se interesi ynë është integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, dhe në të njëjtën kohë të thuash se Ballkani Perëndimor nuk është i pjekur për të hyrë në BE, nuk është e ndershme ndaj atyre strukturave demokratike në Ballkanin Perëndimor që luftojnë vërtetë për vlerat demokratike. BE-ja duhet ta kuptojë përfundimisht se demokracia nuk mbrohet vetëm në Berlin dhe Paris, por edhe në Ballkanin Perëndimor.

 

Të fundit