E shtunë, 27 Korrik, 2024

DAVOS: TË HËNËN NIS FORUMI EKONOMIK BOTËROR

Mbi 60 liderë botërorë do t’ju bashkohen të hënën qindra afaristëve  dhe aktivistëve në Davos të Zvicrës në takimin vjetor pesëditor të Forumit Ekonomik Botëror, ku do të diskutojnë disa nga sfidat më të mëdha globale, përcjell kdp.mk njoftimin e Zërit të Amerikës.

Kritikët thonë se samiti është një takim i ultra të pasurve dhe nuk poi a del të merret me pabarazinë globale në rritje.

Çështjet në rendin e ditës në Davos duken të frikshme, veçanërisht në të ardhmen e afërt, përkeqësimi i konflikteve në shumë pjesë të botës, së bashku me sulmet e Huthëve kundër anijeve në Detin e Kuq. Janë këtu edhe kërcënime më të gjera si ndryshimi potencialisht katastrofike të klimës, ekonomia e dobët globale dhe frika nga ndikimet e dëmshme të inteligjencës artificiale.

Në raportin e vet për rreziqet globale 2024, të publikuar të mërkurën, organizatorët e samitit theksuan dezinformimet për një afat të shkurtër janë rreziku më i madh.

“Është me rëndësi ndikimi potencial në zgjedhjet në mbarë botën gjatë dy viteve të ardhshme, gjë që mund të çojë në vënien në pikëpyetje të legjitimitetit të qeverive të zgjedhura. Kjo, më anë tjetër, mund të rrezikojë, natyrisht, proceset demokratike që çojnë në polarizime të mëtejshme sociale, trazira, greva dhe madje edhe dhunë brenda shteteve”, – tha bashkautorja e raportit Karolina Clint nga kompania konsulente Marsh McLennan.

Në raport përmenden ndryshimet ekstreme të motit dhe klimës si rreziqet më të mëdha afatgjatë gjatë 10 viteve të ardhshme.

“Po, kjo është një perspektivë tepër e zymtë, por kurrsesi nuk është një parashikim i mprehtë, i shpejtë dhe i saktë i së ardhmes. E ardhmja është në duart tona. Po, na presin ndryshime strukturore, por shumica e këtyre gjërave janë në masë të madhe në duart e vendimmarrësve dhe këtu duhet të bëhen përpjekje”, – tha Sadia Zahidi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Forumit Ekonomik.

Samiti në Davos po zhvillohet ndërkohë që po zhvillohen dy luftëra të mëdha, në Ukrainë dhe Gaza. Mes atyre që do të jenë në këtë qendër alpike dimërore janë presidenti izraelit Isaac Herzog, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri kinez Li Qiang dhe Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken.

Do të asistojë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Krahas liderëve politikë do të jenë qindra drejtorë më të fuqishëm ekzekutiv botërorë, si shefi i OpenAI, Sam Altman dhe drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella.

Kritikët thonë se pasuria e ultra të pasurve në botë është rritur, ndërsa miliarda në mbarë botën janë bërë më të varfër gjatë dekadës së fundit dhe se Davosi do të bëjë pak për ta ndryshuar këtë.

“Në të gjithë botën, njerëzit po përjetojnë vështirësi zë jashtëzakonshme. Dhe në të njëjtën kohë ka disa prej tyre që po nxitojnë pëe të arritur majën nga fundi, disa prej tyre do të jenë në Davos”, – tha Nabil Ahmed nga agjencia humanitare Oxfam International.

“Është kjo një hapësirë ​​për dialog, për diskutime të rëndësishme, madje edhe për të kërkuar përgjegjësi nga liderët politikë dhe afaristët. Kjo është arsyeja pse organizata si Oxfam marrin pjesë. Por, kjo po ashtu nuk është një hapësirë ​​ndërkombëtare, demokratike ku merren vendime transparente dhe të përgjegjshme”, – tha Ahmed për Zërin e Amerikës.

Organizatorët e samitit thonë se është me rëndësi jetike të mblidhen liderët politikë dhe të biznesit për të gjetur zgjidhje për sfidat e panumërta botërore.

Lajçak takohet me Vuçiqin dhe Kurtin në Davos

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, kka konfirmuar se ndërmjetësi i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, do të ketë takime të veçanta me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i cili fillon të hënën.

Stano tha për RTK se takimet do të jenë të ndara dhe se nuk pritet ndonjë takim i përbashkët.

“Një takim i përbashkët lidhur me dialogun, në nivel të lartë apo të ngjashëm, nuk është planifikuar”, – tha Stano.

Të fundit