E mërkurë, 12 Qershor, 2024

VENDIMI PËR MAQEDONINË E VERIUT ËSHTË MARRË NË KORRIK 2022

Ambasadori i BE-së Dejvid Gir, në intervistë për MIA-n, duke bërë një paralele midis asaj që ndodhi në Samitin e dhjetorit të BE-së, kur e ashtuquajtura “kafe e Orbanit” mundësoi vendimin për fillimin e bisedimeve për Ukrainën dhe Moldavinë dhe nëse kjo mënyrë e marrjes së vendimeve ishte e mundshme për Maqedoninë e Veriut, shprehet se zgjidhja për vendin është vënë në tryezë në korrik të vitit 2022, kur, siç tha ai, u hapën bisedimet e aderimit, e për të kaluar në hapin tjetër, është e nevojshme të zbatohen ndryshimet kushtetuese, që është një vendim sovran i vetë vendit.

Ai theksoi se ishte e rëndësishme të shihej vendimi për të filluar bisedimet e aderimit me Ukrainën dhe Moldavinë nga konteksti i luftës së pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe hapat e reformës që të dyja vendet kanë zbatuar, megjithëse, siç theksoi ai, ata kanë ende një rrugë të gjatë për të bërë.

“Mendoj se disa komentues e interpretuan mjaft gabueshëm mënyrën në të cilën është marrë vendimi. Për të qenë të qartë, vendimi është marrë nga 27, me fjalë të tjera unanimisht nga të gjitha vendet anëtare dhe kjo nuk e ndryshoi thelbin. Fakti që vendimi u mor pa praninë e një vendi nuk ishte përpjekje mashtrimi që do të hiqte njëzëshmërinë e nevojshme e të gjitha vendeve anëtare. Kjo nuk është zgjidhje për një situatë ku një ose më shumë vende anëtare kanë mosmarrëveshje thelbësore. Njëzëshmëria është më e rëndësishme dhe në këtë rast ishte një vendim i 27”, shprehet Giri në intervistë për MIA-n.

Të fundit