E shtunë, 27 Korrik, 2024

VARADKAR: ANËTARËSIMI NË BE NUK GUXON TË JETË PUNË PARTIAKE

Hyrja në BE nuk duhet të jetë punë partiake për shkak se kjo është çështje sigurie dhe strategjike që është me rëndësi të madhe, tha kryeministri irlandez Leo Varadkar në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kovaçevski.

“Bashkëngjitja në BE duhet të jetë ambicie nacionale e jo punë partiake apo politike edhe për ne që tashmë jemi anëtarë të BE-së, te ne kishte konsensus të madh që kjo të realizohet. Mendoj se është e rëndësishme edhe për sigurinë e rajonit por edhe sigurinë më të gjerë të Europës, sidomos pas pushtimit rus ndaj Ukrainës. Çdoherë e përkrahim zgjerimin e BE-së dhe gëzohemi që ta presim Maqedoninë e Veriut si anëtare e ardhshme dhe shpresoj se progresi në negociatat aderuese do të zhvillohet më shpejt.”- deklaroi Leo Varadkar, Kryeministër i Irlandës.

Irlanda është partneri ynë i fortë dhe përkrahës për integrimin tonë europian, tha kryeministri Kovaçevski. Maqedonia në 2004 e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE pikërisht kur Irlanda ishte kryesues dhe që atëherë morëm përkrahje së qartë nga Irlanda, tha Kovaçevski.

“Pas fillimit të negociatave, në vazhdimësi marrim vërtetim për angazhimet tona për të ardhmen europiane, e kemi edhe konfirmimin për të gjitha përpjekjet tona për mbrojtjen e gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas se sot kemi rezultat për këtë. Kur them se procesi nuk do të mbarojë, po them se procesi i reformave që ka filluar, do të vazhdojë, nuk ka forcë në vendin tonë që mund ta ndalë aderimin e shtetit në BE për shkak se një alternativë tjetër nuk ka.”- tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.

Përndryshe Maqedonia dhe Irlanda shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Të fundit