E enjte, 2 Maj, 2024

INFOGRAFIKË/ SA LEJE NDËRTIMI U DHANË, DHE SA OBJEKTE U NDËRTUAN? NË NËNTOR TË VITIT TË KALUAR?

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në nëntor 2023 janë dhënë 318 leje ndërtimi, që është 10,2% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 11.726.317 mijë denarë, që është për 31,2% më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 171 (53,8 %) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 70 (22,0 %) për ndërtesa të ulëta dhe 77 (24,2 %) për objekte rindërtimi.

Nga gjithsej 318 objekte, 182 (57,2 %) janë persona fizikë investitorë dhe 136 (42,8 %) objekte janë subjekte afariste.

Të fundit