E shtunë, 27 Korrik, 2024

REDAKTORI I AJ HUMB EDHE DJALIN GAZETAR, FËMIJA I FUNDIT I MBIJETUAR

Hamza Dahdouh, djali i madh i shefit të zyrës së Al Jazeera në Gaza, Wael Dahdouh, është vrarë nga një sulm raketor izraelit në pjesën perëndimore të Khan Younis, Gaza, përcjell kdp.mk.

Gazetari Mustafa Thuraya u vra gjithashtu në sulm, kur automjeti me të cilin po udhëtonin pranë al-Mawasi, një zonë e supozuar e sigurt drejt jugperëndimit, u godit nga raketa. Një pasagjer i tretë, Hazem Rajab, u plagos rëndë.

Sipas raporteve nga korrespondentët e Al Jazeera, automjeti i Hamzës dhe Mustafës ishte në shënjestër ndërsa ata po përpiqeshin të intervistonin civilët e zhvendosur nga bombardimet e mëparshme.

Hamza, 27 vjeç, ishte një gazetar si babai i tij. Edhe Mustafa ishte në të 20-at.

Babai Whael u zotua të qëndrojë në rrugën e tij për t’i treguar botës se çfarë po ndodh në Gaza, pavarësisht dhimbjes së njërës humbje pas tjetrës.

“Hamza ishte gjithçka për mua, djali i madh, ai ishte shpirti i shpirtit tim… këta janë lotët e ndarjes dhe humbjes, lotët e njerëzimit”, tha ai.

Hamza ishte jashtëzakonisht i lidhur me familjen e tij dhe u shkatërrua kur më 25 tetor dëgjoi se ishte goditur shtëpia ku familja e tij ishte strehuar në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Ai zbuloi menjëherë se nëna e tij Amna, vëllai Mahmoud, 15 vjeç, motra Sham, 7 vjeç dhe nipi Adam, 1 vjeç, ishin vrarë në sulmin izraelit. Dhimbja e tij pas humbjes së tyre dukej se e motivoi atë të punonte më shumë për të mbuluar luftën në Gaza.

Lidhur me vrasjen e gazetarëve kanë reaguar organizatat botërore, duke e dënuar këtë akt.

Të fundit