E shtunë, 22 Qershor, 2024

BURRAT NGA FLAMURI, GRATË NGA ARGITA

Nga Mero Baze

Mbyllja në shtëpi e Sali Berishës, i përngjan tanimë një eksperimenti social, që tregon se si funksionon partia pa atë.

Zakonisht, kur një udhëheqës i fort largohet është e natyrshme që lë pas një boshllëk, i cili mbushet ose nga personalitete të forta, të bashkuara, ose nga një i vetëm i tillë, por që është lider i pranuar.

Mbyllja e Berishës në shtëpi dhe sidomos shfaqja e tij në ballkon, si “babi i Argitës në majë të Thanës”, ka prodhuar një situatë tragjikomike për partinë e tij.

E braktisur nga çdo figurë politike opozitare, madje dhe nga ata që dukeshin kot, dhe çdo opozitar normal, ai mbledh rreth 30 vetë tek rrugica e pallatit, të cilëve çdo dark del u flet Argita.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, që del ajo, se siç e kemi thënë, ajo është grua e “martirizuar”, pasi korrupsioni i ka marr brenda dhe burrin dhe babain, madje mund ti marr dhe vëllain.

Problemi që ka është se ajo del jashtë, i mblidhen tre katër gra të çmendura të rrugicës dhe shajnë bashkë Lul Bravën.

Gjuha e saj, varfëria e leksikut të saj, shëmtia e fjalëve të kopjuara keq nga babai i saj, mungesa e një sqime njerëzore kur flet, edhe sikur të ishte yll hollivudi prap do bënte një figurë  të shëmtuar.

Pala tjetër, ajo e burrave që i ka zënë ky hall, e kanë të detyrueshme të mblidhen me Mulin në një dhomë tjetër, në selinë e SHQUP. Ata imitojnë mbledhjet e kryesisë së Berishës, flasin për revolucion deri në përmbysje të diktaturës madje Flamuri guxon të hedh dhe teza politike të tipit “ne jemi konservatorë…”, që shumica e atyre që janë tek Rrugica e Salës, u kujton konservat që u duhen për të luftuar.

Pak a shumë vakia që ka gjetur partinë e Berishës, i ngjan një ceremonie funerale, “konservatore” siç thotë Flamuri, ku gratë mblidhen tek Argita burrat tek Flamuri.

Mbyllja brenda e Doktorti sigurisht që ka arsye madhore dhe fakte juridike që do ta lënë atë gjatë brenda shtëpisë, por për të kuptuar përse i duhet partia atij njeriu, mjafton të shikoni se në dorë të kujt ka mbetur funerali i tij. Në dorë të Argitës dhe Flamurit!

Të fundit