E premte, 17 Maj, 2024

ZELENSKY: TË DUROSH KËTË VIT DO TË THOTË TË DUROSH GJITHË LUFTËN

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nëse vendi i tij do të durojë këtë vit do të thotë se do ta durojë të gjithë luftën.

Ai ka shtuar se prioriteti më i rëndësishëm i Ukrainës mbetet sigurimi i municioneve, dronëve, pajisjeve dhe fuqisë punëtore.

“Të durosh këtë vit do të thotë të durosh gjithë këtë luftë. Është një kohë vendimtare. Falënderoj të gjithë ata që e kuptojnë këtë, që ndihmojnë vendin të bëhet më i fortë dhe që u jep ushtarëve tanë mundësinë për të mposhtur armikun”, ka thënë Zelensky.

Sipas Zelenskyt, luftime të ashpra aktualisht po zhvillohen në pjesën jugore të frontit.

Ai ka deklaruar se autoritetet ukrainase po punojnë me të gjithë partnerët për të siguruar që Ukraina të marrë ndihmën e duhur të sigurisë këtë muaj.

“Ne tashmë kemi një hap tjetër mbrojtës nga Gjermania për Ukrainën, duke përfshirë raketa kundërajrore, artileri 155 mm dhe sende të tjera të nevojshme. Faleminderit! Është një paketë në kohën e duhur”, ka thënë ai./Koha.net

Të fundit