E mërkurë, 12 Qershor, 2024

PTHP: TETË TË DYSHUAR PËR RREZIKIMIN E SIGURISË SË TRAFIKUT AJROR, PËR KATËR KËRKOHET ARREST

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka marrë Urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkë-autorë kanë kryer vepër penale – Rrezikimi të sigurisë së trafikut ajror sipas nenit 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit penal. Për katër persona prokurori publik kërkon masën e arrestit, ndërsa katër persona të tjerë janë në kërkim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka marrë Urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkë-autorë kanë kryer vepër penale – Rrezikimi të sigurisë së trafikut ajror sipas nenit 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit penal. Për katër persona prokurori publik kërkon masën e arrestit, ndërsa katër persona të tjerë janë në kërkim.

Siç thuhet në njoftimin e PTHP-së, të dyshuarit më 4 janar, me veprim të përbashkët të ekzekutimit, kanë kryer vepër penale me të cilën e kanë rrezikuar sigurinë e Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të ushtrimit të dhunës ndaj një personi, i kanë penguar shërbimet në aeroport.

“Me veprimet e tyre e kanë siguruar sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën kur në hapësirën ajrore të vendit po zhvilloheshin 28 fluturime nën kontrollin e M-NAV, me çka dyshohet se kanë kryer vepër penale të dënueshme me së paku pesë vite burg”, thuhet në komunikatën e PTHP-së.

Prokurori publik, duke vlerësuar se në rastin konkret ekziston rreziku i arratisjes, mundësisë që të dyshuarit të ndikojnë ndaj procedurës apo përsëritjes së veprës penale, tek gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është dorëzuar propozim për caktimin e masës së arrestit për katër të dyshuarit të cilët janë privuar nga liria, ndërsa katër të tjerët janë në kërkim.

Të fundit