E shtunë, 27 Korrik, 2024

PSE BERISHA SHPIK HASIN SI SHKAK TË SULMEVE NDAJ SPAK?

Nga Mero Baze 

Pasi u shfaq tek ballkoni I shtëpisë, si Sudja në ditët e fundit të saj, kur lajmëroi kreditorët se nuk ka më lek, Berisha i shpjegoi sot çetës së tij para pallatit , se këto dy vite që ka sulmuar SPAK, nuk e ka bërë për interesa të familjes së tij, por për shkak se SPAK po I sulmonte kryetarin e Bashkisë së Hasit.

Që të jemi të qartë, Hasi është e vetmja bashki që ka fituar Berisha më 14 Maj me merita të tij. Katër të tjerët janë humbje të PS për shkak të sherreve të brendshme, pa llogaritur Himarën. Pra nga pesë bashki që ka marrë më 14 Maj, Hasin mund ta quajmë si e vetmja bashki ku ai ka fituar.

Ky është dhe shpjegimi që e lidh me faktin e shpikur se SPAK ka dashur ti sulmoj kryetarin e Bashkisë së Hasit. Edhe pse në pamje të parë duket se krijon shumë keqkuptime për të dhe shëndetin mendor, në fakt nuk e ka bërë nga budallallëku, por nga shpresa se kryetari në fjalë do ta pranonte sakrificën për të mbajtur në shpinë barrën e luftës kundër SPAK.

Ka bërë kujdes të gjej jo vetëm një besnik të tij, por dhe me një problem të lehtë në letrat e kandidimit,  pasi kryetari I Bashkisë së Hasit ka pas një problem me një dënim të shuar në vite, që mund të interpretohej për eliminim nga gara, por KQZ ja ka njohur si të drejt kandidimin dhe këtu është mbyllur gjithçka.

Nuk është përzgjedhje politike, por klanore. Po të ishte politike, normale do ishte të thoshte fjala vjen se beteja e tij ishte Shkodra, pasi atë ja kanë marrë për herë të parë socialistët, dhe jo Hasi. Madje para Hasit dhe Tropoja është më e rëndësishme dhe simbolike për të, pasi e kanë mundur në fshat të vet.

Për më tepër deklarata ka tronditur dhe vet kryetarin e Bashkisë së Hasit I cili u distancua nga deklarata e Berishës, pasi nuk ka dëgjuar të ketë qenë i përndjekur nga SPAK.

Të fundit