E shtunë, 4 Maj, 2024

MBRETI CHARLES NDERON ME TITULLIN “OFICER I URDHRIT TË PERANDORISË BRITANIKE”, NJË PROFESOR SHQIPTAR NË LONDËR

Mbreti Anglisë Charles, në nderimet e tija të fundvitit ka përfshirë edhe një shqiptarë.

Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin “College of London” është nderuar me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “ky nderim i profesor Andi Hoxhës vjen në një kohë të vështirë për komunitetin shqiptarë në Britaninë e Madhe i vendosur nën sulme kontante si nga politikanët britanik ashtu edhe gazetat tabloid”.

Gjithsesi ky është një super lajm këtë fund-viti siç edhe thotë ish profesori shqiptarë në Londër, Fabian Zhilla:

“Britania e Madhe duke nderuar origjinën dhe vendin e tij në një kohë jo të mirë për imazhin e shqiptarëve atje. Urime mik, profesionist dhe shqiptar i mirë”, thekson Fabian Zhilla.

Alastair King- Smith ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë thotë se “është fantastike të shikosh Dr. Hoxhën të nderohet me titullin “OBE”.

Ambasadori thekson më tej se ky nderim i është dhënë për “shërbime në marrëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.

“Tejet i gëzuar që puna e madhe në promovimin e partnershipit të universiteteve britanike dhe lidhja mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë vlerësohet”.

Ka komentuar edhe Uran Ferizi i cili pritet të marrë postin e ambasadorit të Shqipërisë në Londër.

“E mrekullueshme dhe shumë e merituar”, thotë ai. / Top Channel

Të fundit