E shtunë, 27 Korrik, 2024

GJYKATA E BE-së KONFIRMON SANKSIONET KUNDËR ABRAMOVIÇIT

Gjykata e Bashkimit Evropian konfirmoi të mërkurën sanksionet ndaj miliarderit rus Roman Abramoviç të vendosura pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në fund të shkurtit 2022, BE-ja vendosi sanksione kundër shumë zyrtarëve dhe biznesmenëve rusë, përfshirë këtu edhe Abramoviçin, dhe ngriu pasuri ruse me vlerën qindra miliarda dollarë.

“Gjykata e Përgjithshme e hedh poshtë padinë e Abramoviçit duke konfirmuar masat kufizuese të ndërmarra ndaj tij”, – thotë gjykata më e lartë e BE-së në aktvendimin saj, njofton agjencia britanike e lajmeve Reuters.

Abramoviç, i cili ka edhe nënshtetësi izraelite dhe është ish-pronar i klubit të futbollit Chelsea nga Londra, u bë një nga biznesmenët më të fuqishëm në botë pas shpërbërjes së  Bashkimit Sovjetik më 1991.

Forbes e ka përllogaritur pasurinë e tij në 9.2 miliardë dollarë.

 

Të fundit