E enjte, 20 Qershor, 2024

BESIMI: SIGURUAM 560 MILIONË EURO PËR HEKURUDHËN DREJT BULLGARISË

Ministria e Financave ka siguruar 560 milionë euro për përfundimin e pjesës së fundit të hekurudhës së Korridorit 8 deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë. Mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nga BE-ja përmes grantit VBIF dhe përmes programit IPA, raporton KDP.

“Me këtë rrumbullaksojmë financimin e projektit për ndërtimin e linjës hekurudhore të Korridorit 8 deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë. Kemi siguruar mjete në vlerë prej 175 milionë eurove nga Banka Evropiane e Investimeve, gjithashtu, 175 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, grant në vlerë prej 149 milionë eurove nga BE-ja përmes WBIF-së, si dhe 60.77 milionë euro përmes programit IPA. Kjo paraqet përkrahje të konsiderueshme financiare për realizimin dhe përfundimin e këtij projekti dhjetëvjeçar”, theksoi ministri Besimi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së huasë me BEI-në dhe BERZH-in në Shkup.

Ai shtoi se me realizimin e fazë së fundit të projektit, Republika e Maqedonisë së Veriut do të përfitojë infrastrukturë hekurudhore më të mirë, kushte më të mira pune për kompanitë, transport më të lehtë të mallrave dhe të udhëtarve, si dhe nxitjen e zhvillimit. 

Ky projekt është pjesë e ciklit investues të paralajmëruar që do të realizohet në periudhën e ardhshme nëpërmjet sektorit publik dhe ai do të jetë njëkohësisht motori i rritjes ekonomike. Në vitin e ardhshëm, për këtë cikël investues, në Buxhet janë paraparë 733 milionë euro.

Marrëveshjet e huasë me BEI-në dhe BERZH-in janë nënshkruar pasi janë miratuar paraprakisht zgjidhjet ligjore në Kuvend.

Të fundit