E shtunë, 27 Korrik, 2024

SONJA BISERKO: PERËNDIMI NUK DO TË TOLEROJË MË AVENTURA TË REJA TË BEOGRADIT!

Sonja Biserko, veprimtare e njohur për të derjtat e njeriut dhe kryetare e Këshillit të Helsinkit, me bazë në Beograd, ka deklaruar se ësjhtë përceptim i Perëndimit se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të mund ta realizojë atë që e ka premtuar – firmosjen e planin evropian për Kosovën. Këto komente ajo i ka bërë për portalin malazez “Aktuelno.me“ ku ka folur gjerësisht edhe për përpjekjet e Beogradit zyrtar që me ndihmën e Kishës Ortodokse Serbe të realizojë pushtimin e sërishëm të Malit të Zi, – përcjell kdp.mk.

“Përceptimi perëndimor i presidentit Vuçiq, veçanërisht ai i SHBA-së, është se ai mund të realizojë atë që ka premtuar, e ky është para së gjithash implementimi i gjermano-francez për normalizimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Sulmi i  para njësive serbe në veri të Kosovës ishte një “wake-up” i llojit të vet për komunitetin perëndimor ndërkombëtar sepse u bë e qartë se Beogradi nuk ka hequr dorë nga planet e tij për ndarjen e Kosovës. Meqë deri më tani nuk ka pasur një raport zyrtar për atë ngjarje, përveç mohimit të Beogradit se ka marrë pjesë në të, reagimi i shpejtë i NATO-s, SHBA-së dhe BE-së tregon se nuk do të lejohet përshkallëzimi dhe destabilizimi i Ballkanit. Kjo e dëmtoi besimin te presidenti Vuçiq, por ashiqare në të llogaritet ende, por në rrethana  dukshëm të ndryshuara. Mbetet dhe më tej si një ndër kushtet për anëtarësimin e Serbisë në BE vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, gjë që as  paralajmërohet se Beogradi mund ta bëjë këtë. Është indikativë se Vuçiqi shkoi në Pekin në takimin e “Rrugës së Mëndafshit” dhe jo në Tiranë, ku u mbajt samiti i Procesit të Berlinit me pjesëmarrjen e të gjithë liderëve europianë. Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor ishte tema kryesore, që ashiqare për presidentin Vuçiq nuk është prioritet. Duhet pasur parasysh se Beogradi po i zvarrit të gjitha premtimet, duke pritur ndryshimin  në Shtëpinë e Bardhë, me anim të theksuar për Trumpin. Beogradi pret që përveç Rusisë dhe më pas administratës së re amerikane, perspektivat për realizimin e  “botës serbe” do të jenë krejtësisht reale,” – citon kdp.mk deklaratën e Sonja Biserkos për portalin malazez.

E pyetur se  çfarë zhvillimesh pret në Kosovës, veprimtarja e njohur për të drejtat e njeriut përgjigjet se pas ngjarjeve në manastirin e Banjskës, bashkësia ndërkombëtare  nuk ka për të toleruar më “aventurat e reja të Beogradit”:

“Fakti  se  në Kosovë u dërguan menjëherë përforcimet e KFOR-it flet se Perëndimi është i gatshëm ta mbrojë Kosovën dhe të parandalojë çfarëdo “ekskursioni” nga Serbia. Megjithatë, kosovarët druajnë se mund të ketë edhe befasi të tjera nga  Beogradi. Në rrethanat aktuale gjeostrategjike, siguria është bërë prioritet për Perëndimin dhe në këtë kuptim do të parandalohet çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës. Kjo është vija e kuqe dhe çdo përpjekje e Beogradit për aventura të reja nuk do të tolerohet,”- ka deklaruar Biserko.

Të fundit