E shtunë, 27 Korrik, 2024

SERBIA VOTON: PARTIA E VUÇIQIT FAVORITE, POR…

Serbia mban këtë të dielë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Trupi elektoral prej mbi 6.5 milionë banorësh të drejtën e votës do të mund ta ushtrojë në 8.273 qendra votimi. Raportohet se procesi ka nisur me kohë, në orën 07.00 në të gjitha vendvotimet dhe pritet të mbyllet në ora 20.00.  Serbët në diasporë do të votojnë në 35 shtete. Serbët e Kosovës, ndërkaq nuk do të votojnë në vendbanimet e tyre për shkak të ndalesës nga ana e Qeverisë, por këtë  do të mund ta bëjnë nëpër komunat serbe, në afërsi të kufirit me Kosovën – Kurshumli, Rashkë, Vranjë dhe Tutin. Shqiptarët e Luginës së Preshevës konkurrojnë me dy lista, – njofton kdp.mk

Këto zgjedhje monitorohen nga 5.587 vëzhgues vendas dhe të huaj, shifër kjo më e larta në raport me të gjitha zgjedhjet e deritashme, – njofton kdp.mk. Do të votohet për 18 lista zgjedhore në një njësi zgjedhore, me lista të mbyllura zgjedhore dhe pragun zgjedhor prej tre për qind. Për listat zgjedhore të pakicave vlen i ashtuquajturi „prag natyror“.

Partitë opozitare, dhe vëzhguesit për të drejta të njeriut, e akuzojnë partinë në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS), të presidentit aktual, Aleksandar Vuçiq, për kufizim të lirisë së mediave, mbështetje të dhunës kundër kundërshtarëve, për korrupsion, dhe lidhje me krimin e organizuar. Vuçiq, dhe aleatët, ndërkaq kanë hedhur poshtë këto akuza.

Disa sondazhe publike e nxjerrin partinë e Vuçiqit si fituese të zgjedhjeve, në vend të  dytë koalicionin e partive opozitare, dhe të tretin, Partinë Socialiste të ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, që është partnere në koalicion me SNS-në.

Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista. Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.

Deputetët e parlamentit serb zgjidhen sipas sistemit zgjedhor proporcional ashtu që votohet për listën zgjedhore të kandidatëve në Republikën e Serbisë si një njësi zgjedhore.

Sipas ligjit për zgjedhjen e deputetëve, mandatet  ndahen ndërmjet listave zgjedhore në përpjesëtim me numrin e votave të fituara ndërsa numri i mandateve që u përket listave zgjedhore përcaktohet duke zbatuar sistemin e koeficientit më të lartë të votave.

Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë, të cilët zgjidhen për katër vjet.

 Raportohen parregullsitë e para

Media opozitare në Serbi  ka transmetuar shqetësimet e para të vëzhguesve vdendorë.  Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci CeSID) tha të dielën para dite se vëzhguesit e saj kanë regjistruar mbi 50 parregullësi, kryesisht kur është fjala për mosrepsektim të procedurës së votimit.

Vëzhguesja Marina Pavliq tha për televizionin serb Nova TV se janë vërejtur parregullsi të shumta në përgatitjet për votim në vendvotime. Fajala është për shkelje të rënda dhe të lehta të procesit zgjedhor. Në disa vende nuk është përfshirë fletë-kontrolli para fillimit të votimit, është bërejtur se disa persona  fotografojnë fletët e votimit, ndërsa në Beogradin e Ri u vu re madje edhe i ashtuquajturi “treni bullgar”.

Çfarë është “treni bullgar”?

Portali “Danas.rs” shkruan se “treni bullgar” është një teknikë popullore e vjedhjes së zgjedhjeve që prej vitesh është raportuar në zgjedhjet në Serbi. Me sa dihet, emrin e ka fituar pas vjedhjes së zgjedhjeve në Bullgari më 2009.

“Treni bullgar” është një nga mënyrat me të cilat një parti politike mund të abuzojë me të drejtën e votës t qytetarëve dhe të kurdisë rezultatet në favor të saj.

Kjo metodë funksionon ashtu që “lokomotiva”, përkatësisht personi që është i afërt me organizimin e zgjedhjeve ose në një farë mënyre posedon fletë votimi boshe, e plotëson atë fletëvotim jashtë qendrës së votimit dhe ia jep votuesit të radhës, respektivisht “vagonit”.

Votuesit e bëjnë këtë kryesisht me kompensim monetar ose për shkak të shantazhimit,- shkruan portali serb.

Zgjedhësi këtë fletëvotim të plotësuar  e  fut në kuti në favor të një partie të caktuar, ndërsa fletën e tij të paplotësuar ia dorëzon “lokomotivës”. Ajo e riplotëson  dhe ia jep “vagonit” tjetër, i cili përsërit të njëtën procedurë.

Kjo procedurë përsëritet përderisa ka “vagona” që do të sjellin rrëshqitës tashmë të mbushura.

Reagimet e medias ndërkombëtare

Radioja publike gjermane Deutschlandfunk vlerëson se zgjedhjet e sotme në Serbi janë të vlefshme për deklarimin për “presidentin djathtist populist Aleksandar Vuçiq”.

“Kreu i shtetit ndërhyri fuqishëm në fushatë, qeveria e tij paraprakisht shpërndau masivisht para. Dhe, për shkak të këtyre dhuratave parazgjedhore, pritet fitore e sigurt e SNS-së së Vuçiqit, përkundër inflacionit dhe protestave disamujore kundër presidentit”.

“Vuçiq shfrytëzoi dhjetë vitet në pushtet për të forcuar kontrollin e tij mbi Serbinë”, vlerëson radioja duke rikujtuar se “ai i hedh poshtë kritikët dhe protestat si një komplot i huaj”.

“Partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiq, në nivel shtetëror është qëndron e fuqishme mbi shalë, por të dielën mund të humbasë shumicën në Beograd”, – shkruan sot gazeta austriake Standard.

Agjencia kryesore gjermane e lajmeve DPA raporton duke raportuar për zgjedhjet e kësaj të diele në Serbi vlerëson se presidenti Vuçiq “përherë nga e para përdor zgjedhjet e jashtëzakonshme për të siguruar besnikërinë e funksionarëve dhe mbështetësve të vet”./Agjencitë&KDP/

Të fundit