E mërkurë, 12 Qershor, 2024

“DO TA GJESH FUNDIN NËSE PËRDOR ARMËT BËRTHAMORE”: SHBA KËRCËNON KIM JONG UN-IN

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Korenë e Veriut se çdo sulm bërthamor kundër Amerikës ose vendeve të tjera aleate “është i papranueshëm dhe do të çojë në fundin e regjimit të Kim Jong Un-it”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Koreja e Jugut dhe SHBA-ja.

“Pala amerikane përsëriti se çdo sulm bërthamor nga Pheniani kundër Seulit do të përballet me një përgjigje të shpejtë, dërrmuese dhe vendimtare”, thuhet në deklaratën e publikuar të shtunën.

Grupi Konsultativ Bërthamor SHBA-Republika e Koresë (NCG) u mblodh për hetë të dytë në Uashington të premten për bisedime lidhur me frenimin bërthamor si pjesë e një angazhimi nga të dy vendet për të ndarë më shumë njohuri planifikimi në rast të një konflikti me Korenë e Veriut.

Pheniani ka zhvilluar dhe testuar një sërë raketash balistike që mund të godasin objektiva në Korenë e Jugut, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara.

Kim Tae-hyo, zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare i Koresë së Jugut tha të premten se Koreja e Veriut mund të testojë një raketë balistike ndërkontinentale këtë muaj, e cila u konsiderua si një kërcënim bërthamor pavarësisht nga rrezja e saj, sepse mund të mbajë një mbushje bërthamore.

Të fundit