E mërkurë, 12 Qershor, 2024

33 VITET E “ENVERIT TONË”

Nga Mero Baze

33 vjet pasi kishte marrë pushtetin, pra në vitin 1977, Enver Hoxha kishte bërë gjithçka çfarë mund të bënte një diktaturë komuniste në Shqipëri. Kishte vendosur raporte me tre shtetet më të fuqishme të Lindjes komuniste, në fillim Jugosllavinë më pas Bashkimin Sovjetik dhe në fund me Kinën.

Po ashtu pas 33 vitesh ishte prishur me to.

33 vjet më pas ai ishte vetëm, dhe nisi të shkruante librin “Dy popuj miq” për të rregulluar raportet me Greqinë, nga frika e ndonjë agresioni të mundshëm.

Ndërkohë vendi përtej diktaturës, kishte pësuar disa revolucione sociale, kishte ngritur një sistem arsimor cilësor, fal ndihmës nga aleatët lindorë kishte ngritur industrinë energjetike dhe atë minerare dhe kishte modernizuar bujqësinë.

33 vite më pas marrjes së pushtetit nga Sali Berisha ai ka një bilanc të ngjashëm politik, por jo të njëjtë për nga cilësia me Enver Hoxhën.

Enveri  me grupet armiqësore kishte mbaruar punë pas 33 vitesh. Shumicën e tyre i kishte pushkatuar.

Edhe Berisha pas 33 vitesh i ka zbuar të gjithë nga partia. Natyrisht nuk i pushkaton dot. Por ka bërë aq sa ka mundur që disave tua bëj vdekjen të lehtë.

Ai ngjan me të, pasi 33 vite më pas, ai ishte promotori I lidhjes së Shqipërisë me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe 33 vite më parë, dhe sot pas 33 vitesh njësoj si Enver Hoxha me superfuqitë e tij aleate, është prishur me ta madje është armiku I tyre.

Për ironi të fatit kur është prishur me të gjithë në Perëndim, ka kapur Belerin dhe po bëhet mik dhe idhull i nacionalistëve grek, atyre që akuzoi se i vunë flakën Shqipërisë më 1997 për shkak të tij. Njësoj si Enver Hoxha në fund të tij.

Enver Hoxha u prish me ta, jo për interesa të Shqipërisë por për interesa të tij personale, pasi në fillim Titua, pastaj Hurshovi dhe në fund reformatorët kinezë donin ndryshimin e lidershipit të Shqipërisë, duke vendosur njerëz të rinj reformatorë. Dhe Enver Hoxha zgjodhi të prishej me ta, për të ruajtur pushtetin .

Njësoj dhe Sali Berisha. Kur SHBA, Britania e Madhe dhe BE e sanksionuan atë dhe e futën në izolim, ai tentoi të fus në luftë PD me ato. Ndryshe nga Enver Hoxha ky nuk e ka fuqinë të ketë në dorë Shqipërinë e ta fus në luftë me to.

Shqipërinë e kishte në dorë më 1997 dhe sapo I rrezikuan karrigen ai e futi në luftë me SHBA dhe BE, derisa vendi u destabilizua dhe Perëndimi u detyrua të dërgoj forca ndërkombëtare në Shqipëri duke na hequr sovranitetin dhe Flamurin, nga Prilli I 1997 deri në Korrik 1997.

Në fund Enver Hoxha vdiq, duke lënë një Shqipëri të izoluar të varfër dhe një udhëheqje të degraduar.

Sali Berisha njësoj po ikën nga kjo botë duke na lënë një PD në dorë të Flamur Nokës, Tritanit dhe Mond Spahos, dhe një opozitë të përçarë për shkak të tij.

Ndryshe nga Sali Berisha, Enver Hoxha nuk I futi fëmijët e tij në listën e pasardhësve të pushtetit. Nuk I kishte më budallenj se fëmijët e Saliut, por nuk e bëri. Në këtë pikë, ky po ja kalon, se atyre idiotëve në PD po u lë dhe pasardhësen që të mos kenë shpresa të ngrenë kokë.

Tani të gjithë ata që sot mendojnë se 33 vite më parë rrëzuan Enver Hoxhën, duhet të shikojnë se Enver Hoxha I tyre, atë që ata vazhdojnë ti shkojnë pas, është më I paftë se Enver Hoxha I parë, më hajdut, dhe natyrisht më tribal.

Edhe si Diktator me qejf ja kishte kaluar, por nuk e  lë sistemi i demokracisë. Sistemi nuk I lë në dorë Shqipërinë por PD. Dhe aty e ka treguar talentin si diktator, duke I zbuar të gjithë dhe duke mbetur me Flamurin dhe vajzën e tij.

Të fundit