E shtunë, 27 Korrik, 2024

RMV, ME NJË DIFERENCË MINIMALE SHËNON RËNIE NË REZULTATET E PISA-S 2022

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Evropian (OECD), ka publikuar rezultatet e studimit ndërkombëtar PISA, i cili u realizua në vitin 2022. Të dhënat tregojnë se Maqedonia e Veriut ka pësuar rënie të përgjithshme të nivelit të shkrim-leximit gjuhësor, matematikës dhe shkencave te nxënësit e moshës 15 vjeç në pothuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse, transmeton KDP.MK.

Me një diferencë minimale, rezultatet për Maqedoninë e Veriut ruajnë nivelin që ishte në vitin 2018. Nga gjithsej 81 vende që ishin pjesë e testimit, me 389 pikë të fituara , vendi ynë është në vendin e 61-të sipas rezultateve të matematikës. Me 359 pikët e arritura në matjen e shkrim-leximit gjuhësor, lexim me kuptim jemi renditur në vendin e 71-të, ndërsa në shkencat natyrore nxënësit tanë shënuan 380 pikë, që e rendit vendin tonë në vendin e 68-të në Evropë“, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke nënvizuar se rezultatet do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për rishikimin e politikave aktuale dhe krijimin e politikave arsimore të ardhshme.

Ndryshe, 34% e studentëve në Maqedoninë e Veriut arritën të paktën nivelin dytë të aftësisë në matematikë, dukshëm më pak se mesatarja në vendet e OECD-së (mesatarja e OECD: 69%). Ndërsa 1% e nxënësve, në RMV, ishin performuesit më të mirë në matematikë,

Rreth 1% e nxënësve në Maqedoninë e Veriut ishin performuesit më të mirë në matematikë, që do të thotë se ata arritën nivelin 5 ose 6 në testin e matematikës PISA (mesatarja e OECD: 9%). Në këto nivele, nxënësit mund të modelojnë matematikisht situata komplekse dhe mund të zgjedhin, krahasojnë dhe vlerësojnë strategjitë e duhura të zgjidhjes së problemeve për t’i trajtuar ato”, thuhet në vlerësimin e PISA-s.

PISA është një nga testimet ndërkombëtare më kredibile dhe më të besueshme që mat shkrim-leximin, pra njohuritë e zbatueshme që i nevojiten nxënësit për të vazhduar arsimimin e tyre dhe për të pasur sukses në jetën e tij personale dhe profesionale.

Testimi PISA për herë të parë në vendin tonë u realizua në mënyrë elektronike, ndërsa OECD dha vlerësim të lartë e cila e konfirmoi gatishmërinë teknike të Maqedonisë së Veriut dhe përsosmërinë e realizimit, gjë që nuk është rasti në 20% të vendeve pjesëmarrëse në të cilat nuk është respektuar të paktën një nga standardet e realizimit të testimit. Ndërsa Detyrat në testet e PISA-s, janë në lidhje me situata reale në të cilat mund të gjenden nxënësit dhe nëpërmjet përgjigjeve nuk matet riproduktiviteti por njohuria funksionale, e cila është e rëndësishme për lidhjen, kuptimin dhe zgjidhjen e problemeve.

Kjo është pjesëmarrja e katërt e Republikës së Maqedonisë së Veriut në PISA, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Më parë kemi qenë pjesë e studimeve në vitet 2000, 2015 dhe 2018. Në muajt prill dhe maj 2022 ishin përfshirë 6610 nxënës nga 111 shkolla të mesme, ku varësishtë madhësisë janë testuar nga 35 deri në 155 nxënës në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Realizues i studimit në vendin tonë është Qendra Shtetërore e Provimeve.

Të fundit