E shtunë, 27 Korrik, 2024

OLIVER SPASOVSKI FLET PËR VRASJET E FUNDIT NË SHKUP: I KEMI HAPUR FRONT MAFIES

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, ka thënë se policia po regjistron një përqindje të lartë të vrasjeve të zbardhura, përcjell KDP.

Duke folur për të shtënat e fundit në vende publike, si ato në qendrën tregtare “East Gate” ku të shtëna me armë zjarri në drejtim të Rade Trajçevskit – Shtekli, ai thotë se më në fund atyre strukturave u hapet një front nga shteti.

I pyetur se si ndihet kur pas 7 vitesh si Ministër i Brendshëm, personazhet kryesore në publik janë ata që paraqiten si anëtarë të “bandave mafioze” si “Gërçec” apo “Belanoca”, Spasovski me përgjigje: “Për mua është befasi serioze, për vlerat që i ndan shoqëria, që u lihet hapësirë ​​strukturave kriminale dhe bandave kriminale që të jenë vazhdimisht prezente në rrjetet sociale, media, në opinion. Por është një fakt dhe është diçka me të cilën jetojmë të gjithë. Fakti i dytë që është shumë i rëndësishëm për Ministrinë e Brendshme është se ato bandat kriminale që kanë 30 vite dhe janë ndihmuar në disa baza, më në fund kemi një zgjidhje. Më në fund u hap një front i gjerë nga Ministria e Brendshme ndaj këtyre strukturave dhe për këtë ka fakte dhe prova”.

Lidhur me praktikën që anëtarët e mafies që kanë kryer vepra të rënda, si vrasje, por gjykohen vetëm për krime të lehta që të marrin dënim me nga 6 vite burg në vend të burgut të përjetshëm,  Spasovski ka thënë se nuk ka krime të lehta dhe të rënda. “Dhe nuk ka kriminelë të vegjël dhe të mëdhenj. Kriminelët janë kriminelë, pavarësisht kush dhe çfarë janë. Pra, kjo luftë intensive në periudhën e fundit rezulton në shumë gjëra. Për shembull, rezulton në një reduktim të krimit total në vend. Pra, në vitin 2023 kemi një ulje totale prej 11% të krimit total në nivel shtetëror”, ka shtuar Spasovski.

I lutur të tregojë se cilat nga vrasjet e fundit janë zbardhur, si ato në rrugën Roosevelt, në Çair, në Butel, në Shisha Bar, në hotelin Alexander Palace, ministri Spasovski ka deklaruar se numri i krimeve është zvogëluar.

“Megjithatë, numri i krimeve të tilla është zvogëluar dhe numri i lëndëve të pazgjidhura është zvogëluar. Nëse shikoni përqindjet, do të shihni se sa e lartë është përqindja e pastrimit të krimeve. Është e vërtetë ajo që ju pohoni si fakt, dhe ato janë 5 rastet që renditët dhe në të cilat nuk kemi siguruar plotësisht provat për kryerjen e krimeve. Megjithatë, këto janë vetëm 5 nga 128”, ka nënvizuar ai.

Duke folur për bashkëpunimi me Prokurorin relativisht të ri për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, të cilin e kritikoi edhe raporti i fundit i KE-së, Spasovski ka thënë se “nëse krahasojmë se si ka qenë bashkëpunimi tani, kemi bërë përparim”. “Megjithatë, a është në nivelin më të mirë nga një sërë aspektesh, jo vetëm për bashkëpunimin e drejtpërdrejtë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prokurorisë, por në përgjithësi si sistem realisht duhet përmirësuar. Megjithatë, mendoj se në disa raste mund të jetë shumë më mirë se sa ka qenë deri më tani. Dhe në këtë drejtim, mendoj se është më mirë t’i tregojmë njëri-tjetrit se ku janë dobësitë tona dhe ku t’i rregullojmë ato”, ka deklaruar Spasovski.

Ai nuk ka dhënë përgjigje konkrete nëse kjo do të thotë kjo se bashkëpunimi me ish-prokuroren Vilma Ruskovska ka qenë në nivel më të keq.

“Së pari, bashkëpunimi nuk mund të reduktohet në baza personale. Pra, bashkëpunimi i institucioneve nuk mund të përcaktohet nga individë. Pra, ne kishim një bashkëpunim të mirë dhe në atë kohë ai bashkëpunim tani është duke u përmirësuar, nëse shikoni prapa kemi pasur një bashkëpunim më të mirë se më parë. Tani ky bashkëpunim po përmirësohet. Që gjërat të mos lidhen personalisht”, ka shtuar ai.

Spasovski ka mohuar të ketë bërë presion për shkarkimin e Vilma Ruskovskës pasi ia ka përmendur emrin si dëshmitar në rastin “Besa Trans”, apo në aferën korruptive të softuerit për MPB të Dragi Rashkovskit.

“Absolutisht nuk bëhet fjalë që dikush nga politika të marrë vendime në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Kështu që as që më intereson, nuk e ndjek, nuk është puna ime. Dhe unë nuk mund të thirrem personalisht për ndonjë situatë në gjyqësor apo në prokurori. Sepse nuk kam asnjë autoritet për këtë. Sigurisht që ju bëni dallimin mes asaj që është dëshmitar në një procedurë të caktuar dhe asaj që është diçka tjetër. Unë kam qenë dëshmitar në ngjarjet e 27 prillit, kam qenë edhe në procese të tjera dhe do të jem gjithmonë këtu kur të duhet të vendoset drejtësia. Pra, të qenit dëshmitar nuk mund të jetë shkak për ndonjë veprim tjetër”, ka thënë ai.

Lidhur me një ddonacion prej disa motoçikletave nga “Fondacioni Zaev”, Spasovski ka thënë se ato mjete përdoren dhe se gjithçka ka qenë në bazë të ligjit.

“Jo vetëm në këtë por edhe në të gjitha donacionet tjera, sepse pa lidhur kontratë dhe pa marrë pëlqimin për këtë kontratë nuk mund të bësh donacion”, ka theksuar ai.

Por, i pyetur të komentojë faktin se ka promovuar donacionin ende pa marrë miratimin nga Ministria e Drejtësisë, Spasovski me përgjigje:”Donacionin e kemi promovuar pas lidhjes së kontratës. Për çdo donacion duhet të bëni një kontratë dhe në momentin që e bëni atë kontratë mund ta promovoni”.

 

Të fundit