Një kandidat për president në Ekuador, i njohur për qëndrimet kundër korrupsionit, u vra të mërkurën në një tubim fushate në kryeqytetin e vendit, Kito. Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso sugjeroi se grupet e krimit të organizuar janë përgjegjëse për vrasjen, ndërsa vendi i Amerikës së Jugut është përfshirë nga një valë dhune mes bandave kriminale.
Një kandidat presidencial në zgjedhjet e afërta në Ekuador, i cili angazhohej për luftë kundër korrupsionit dhe krimit është vrarë ndërsa po largohej nga një tubim i organizuar në kuadër të fushatës presidenciale.
Fernando Villavicencio, anëtar i parlamentit, u sulmua teksa po largohej nga një ngjarje në kryeqytetin, Quito, përcjell kdp.mk.
BBC njofton se ai ishte një nga të paktët kandidatë që vuri në dukje lidhjen mes krimit të organizuar dhe përfaqësuesve të pushtetit në Ekuador.
Dëshmitarët thanë se Villavicencio, i cili ishte 59 vjeç, u qëllua tri herë. Në të kaluarën, Ekuadori ishte një shtet relativisht i qetë dhe i qëndrueshëm në Amerikën Latine. Mirëpo, përhapja e dhunës, e nxitur nga prania në rritje e karteleve të drogës, u bë temë kryesore e fushatës së sivjetshme presidenciale.
Një anëtar i ekipit të fushatës së Villavicencios tha se ai po hynte në makinë kur një burrë doli para tij dhe e qëlloi në kokë.
U haosu koji je nastao nakon pucnjave povređeno je devet osoba, a među njima i kandidat za poslanika i dva policajca, rekli su tužioci.
Šest osoba je uhapšeno zbog veze sa ubistvom, dodali su.
Prvi krug predsedničkih izbora zakazan je za 20. avgust.
I dyshuari po ashtu është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me sigurimin dhe më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, – ka shkruar prokurori i shtetit në rrjetet sociale.
Në kaosin e krijuar pas të shtënave, nëntë persona mbetën të lënduar, midis tyre edhe një kandidat për deputet dhe dy oficerë policie,- thanë prokurorët.
Gjashtë persona u arrestuan në lidhje me vrasjen, shtuan ata.
Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, konfirmoi vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, i cili foli në një tubim fushate edhe për kërcënimet me vdekje që kishte marrë, si dhe për aktivitetin kriminal në vend përpara se të qëllohej.
“Më pyesin nga do t’i marr ato para? Por ky është një vend i pasur që nuk ka nevojë për para, por ka shumë hajdutë. Ky është problemi i këtij vendi. Pra, ajo që duhet të bëjmë është burgosja e hajdutëve”.
Villavicencio, i cili ishte i martuar dhe baba i pesë fëmijëve, ishte një nga tetë kandidatët në zgjedhjet e ardhshme.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Ekuador është caktuar për 20 gusht.