Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë ka deklaruar se e mbështet letrën që i është dërguar ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së, për çështjen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në Twitter, ata shkruajnë se një politike me qendër Beogradin për Ballkanin Perëndimor nuk do të funksionojë.
“Jam krenar që bashkohem me kryetarët transatlantik të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe ligjvënësve, duke përfshirë Aliciakearns MiRo_SPD &@ChairOlek, për të kërkuar nga qeveritë tona që të rishqyrtojnë qasjet e tyre ndaj marrëdhënieve Serbi-Kosovë”.
“Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë”, thuhet në shkrimin e tyre.