E hënë, 20 Janar, 2025

“ONE STOP SHOP” MES MAQEDONISË SË VERIUT DHE SHQIPËRISË

Drejtorët e drejtorive doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Stefan Bogoev dhe Genti Gazheli në vendkalimin kufitar Qafë Thanë kanë nënshkruan protokollin e fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalim të përbashkët kufitar midis dy vendeve.

Nga Drejtoria Doganore njoftojnë se me nënshkrimin e këtij protokolli përfundojnë edhe përgatitjet përfundimtare për vendosjen e një ndalese “one-stop-shop” në këtë vendkalim kufitar, me qëllim zbatimin e formaliteteve kufitare me më shumë efikasitet dhe lehtësi, duke siguruar pritjet më të shkurtëra në kufi, gjegjësisht shërbime më të mira për operatorët ekonomik dhe udhëtarët.

Drejtori Bogoev theksoi se në këtë vendkalim kufitar janë kryer të gjitha punët e nevojshme infrastrukturore dhe se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet shërbimeve të drejtorive doganore dhe policisë kufitare të dy vendeve do të rezultojë në përshpejtimin e qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve, përmirësimin e rezultateve në zbulimin e aktiviteteve të paligjshme kufitare, në mënyrë që të rritet edhe siguria e qytetarëve.

Të fundit