Organizata e specializuar e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) i ka vlerësuar si “brutale” sulmet e forcave ruse në disa lokalitete të Odesës, në jug të Ukrainës, të cilat janë në listën e trashëgimisë botërore. Mes tyre është edhe kishën historike e cila është e vjetër më shumë se 200 vjet,- përcjell kdp.mk njoftimin e agjencisë franceze të lajmeve AFP
“Këto shkatërrime të tmerrshme shënojnë një tjetër përshkallëzim të dhunës mbi trashëgimisë kulturore të Ukrainës,”– ka deklaruar Audrey Azouley, Drejtore e Përgjithshme e UNESCO-s.
Ajo i bëri thirrje Rusisë që “të ndërmarrë hapa të prekshëm për të përmbushur detyrimet e saj ndaj të drejtës ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ruajtjen e trashëgimisë”.Sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, Rusia gjatë fundjavës sulmoi me rreth 20 raketa portin e Odesës, duke lënë një të vrarë dhe afro 15 të plagosur.