E shtunë, 18 Maj, 2024

ANDI BUSHATI: ÇFARË PO NA FSHEH ALBIN KURTI ME ALEKSANDËR VUÇIÇIN

Analisti Andi Bushati nuk e sheh si një hap përpara për arritjen e një marrëveshjeje, takimin e sotëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se Kurti dhe Vuçiç nuk treguan para mediave atë që realisht kishte ndodhur gjatë takimit.

Sipas Bushatit, fakti që ata nuk kanë firmosur marrëveshje, tregon që nuk janë të gatshëm ta pranojnë planin franko-gjerman.

“Hap përpara në asnjë mënyrë. Të dy përdorën një gjuhë të drunjtë, më shumë për t’iu shmangur gazetarëve, se për të thënë thelbin e asaj që ka ndodhur. Opinioni ishte përgatitur që Prishtina dhe Beogradi do kishin një draft, që ose do e pranonin, ose do e linin.

Është një draft që prej muajsh e diskutojnë, pra e kanë kaluar për ta riparë akoma. Fakti që nuk e kanë nënshkruar tregon që palët nuk janë të gatshëm ta pranojnë, atë që ne kemi njohur si plani franko-gjerman”, theksoi ai.

Të fundit