E enjte, 28 Mars, 2024

PRISHJA E RENDIT NDËRKOMBËTAR

Sado dashamirëse dhe kureshtare të ishte vizita e Bajdenit në Kiev, në mesazhin e tij, tregoi se çdo kërcënim dhe rrezikim në thyerjen e ekuilibrit të paqes me dhunë, Amerika do të vazhdojë të mbrojë Evropën si në dy luftërat e shekullit 20. Po të mos e mbronte Ukrainën, do të përsëritej i njëjti skenar sikurse Hitleri dhe Lenini që donin ta prishnin rendin paqësor në botë. Po të lejonin që Putin të rikthejë Perandorin cariste, ose Perandorinë sovjetike, Amerika do të gjunjëzohej, do të kapitullonte dhe në fund do të vinin në pushtet tiranët dhe despotët, do të ishte fundi i lirive, demokracisë, e që kanë trashëgimi nga Greqia e lashtë dhe rilindësit e mesjetës. Ky ishte një mesazh për Putinin dhe diktatorët e tjerë

Shkruan: Merxhan Jakupi 

Vizita befasuese e Xho Bajdenit në Kiev konsiderohet si një mesazh të një personaliteti që mbron vlerat dhe liritë jo vetëm të popullit ukrainas, por dhe të Evropës. Amerika dy herë gjatë shekullit 20 e ka mbrojtur Evropën. Në Luftën e Parë Botërore dërgoi 200 mijë ushtarë, po ashtu dhe në Luftën e Dyte Botërore dërgoi mbi 100 mijë ushtarë, për të mbrojtur vlerat dhe konceptet, moralin dhe idealet e lirisë. Dy presidentët karizmatikë dhe liridashës, Woodrov Uillson dhe Teodor Ruzwelt, mbrojtën Rendin e Ri ndërkombëtar, kundër despotëve, tiranëve dhe regjimeve autoritare e totalitare.
Pas Luftës së Parë Botërore, një ndër luftërat më gjakderdhëse dhe tragjike në gjithë historinë e njerëzimit, filloi Konferenca e Paqes në Versajë, më 18 janar 1919 dhe zgjati deri më 20 janar 1920. Ishin mbledhur burra shtetesh për të ndërtuar një shtëpi të përbashkët, ku do të jetonin në paqe dhe liri. Winston Cherchill shkruan se kjo shtëpi paqeje u bë shtëpi prej kartoni dhe pas dy dekadave filloi Lufta e Dyte Botërore, më përsëritjen e apokalipsit dhe shkatërrimit të civilizimit.
Në konferencën e Versajës, ai ishte heroi dhe shpirti i paqes, i vlerave morale dhe lirive universale. Sipas doktrinës dhe idealeve të Uillsonit, është Amerika që në të ardhmen do jetë shpëtimtare e vendosjes së një rendi të ri paqësor. Teza dhe synimi i presidenti amerikan Uillson ishte, vetëvendosja e popujve. Këtë frymë dhe kauzë të traditave uillsoniane vazhdojnë dhe pasardhësit: Xhon Kenedi, Bill Klinton, Barak Obama dhe presidenti i tashëm, Xho Bajden.

Ç’ MESAZH KA VIZITA E BAJDENIT NË KIEV

Sado dashamirëse dhe kureshtare të ishte vizita e Bajdenit në Kiev, në mesazhin e tij, tregoi se çdo kërcënim dhe rrezikim në thyerjen e ekuilibrit të paqes me dhunë, Amerika do të vazhdojë të mbrojë Evropën si në dy luftërat e shekullit 20. Po të mos e mbronte Ukrainën, do të përsëritej i njëjti skenar sikurse Hitleri dhe Lenini që donin ta prishnin rendin paqësor në botë. Po të lejonin që Putin të rikthejë Perandorin cariste, ose Perandorinë sovjetike, Amerika do të gjunjëzohej, do të kapitullonte dhe në fund do të vinin në pushtet tiranët dhe despotët, do të ishte fundi i lirive, demokracisë, e që kanë trashëgimi nga Greqia e lashtë dhe rilindësit e mesjetës. Ky ishte një mesazh për Putinin dhe diktatorët e tjerë. Narrativi i Revolucionit të Tetorit për Leninin ishte pos formimit të Perandorisë së kuqe, edhe synimi për një vazhdimësi të revolucionit botëror.
Po ashtu, mes dy luftërave botërore erdhi një ideologji nacional-socialiste dhe fashizmi. Këto dy ideologji autaritare dhe totalitare ishin në përplasje dhe do insistonin ta përmbysnin liberalizimin si e vetme ideologji që ishte shpikur. Kjo ideologji ishte një ndër vlerat, parimet, morali dhe liritë që e kishte shpikur njerëzimi gjatë gjithë epokave të historisë.

ILUZIONET E PUTINIT PËR TË PËRMBYSUR VLERAT E DEMOKRACISË

Perandoria e kuqe sovjetike sundoi më se 70 vjet për të përmbysur demokracinë perëndimore. Në fund, kjo perandori u shkatërrua si shtëpia prej kartoni. Putini, ndryshe nga paraardhësit e tij, Lenini dhe Stalini, nuk vazhdoi doktrinën ideologjike komuniste. Por, Putini fajëson dy diktatorët komunistë për humbjen e shumë tokave të okupuara nga carët rusë. Një ndër ato ishte Ukraina. Sipas Putinit, carët rusë kishin formuar Rusinë e madhe, ku cari rus kishte arritur epopenë deri në Dardanelet dhe në fund, pushtimin e Kostandinopojës apo Stambollit, ku do të rikthehej perandoria ruse, bizantine. Në fund, fuqitë e mëdha, Franca dhe Anglia, kishin qenë në krahun e Perandorisë Osmane. Gjeostrategjia dhe impakti apo diskursi politik si narrativ i Putinit, është që pas fitores së Ukrainës të dalë ngadhënjyese, diçka e ngjashme si Lufta e Trojës.
Analisti dhe historiani i Universitetit në Graz të Austrisë, Florian Bieber, një bosht ose traktat, nuk mund të ketë e jetëgjatësi. Këtë e ka treguar historia. Tek shtetet me regjime diktatoriale dhe autoritare, këto aleanca kanë pësuar debakël. Një aleancë, mes Kinës dhe Rusisë, sipas Bieber, është utopike. Siç dihet, pas Luftës së Dytë Botërore, ka pasur dy shtete të mëdha kontinentale komuniste, me një doktrinë ideologjike, por ishin të hasmuara dhe në konflikte, siç ishin në periudhën e luftës së ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Rusia ishte vëllai i madh, kurse Kina, vëllai i vogël. Rusia ka humb statutin e një superfuqie dhe në të ardhmen, po qe se lidhet një aleancë mes Moskës dhe Pekinit, Kina do të merr rolin e vëllait të madh, Rusia do të jetë vasale. Nga kjo aleancë do të përfitonte Kina, duke shfrytëzuar dhe eksploatuar lëndët e para, pasuritë nëntokësore, naftën dhe xehet ruse.

Të fundit