E shtunë, 27 Prill, 2024

TARAVARI: 90% E PROGRAMIT TONË ËSHTË SINKRONIZUAR ME QEVERINË

Kovaçevski mbledh këshillin ekzekutiv të partisë

Aleanca për shqiptarët gjithnjë e më afër ekzekutivit. Në takimin e zhvilluar në Qeveri me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se pjesa dërrmuese e çështjeve programore të ASH janë të sinkronizuara me Qeverinë.

“Në aspekt programor mendoj se pjesa dërmuese e çështjeve janë 90% e propozimeve tona që propozuam….Çështjet kadorvike aspak si kemi diskutuar por mendoj që në ditët në vijim do ti hapim edhe këto çështje… Nuk është se do pajtohemi me gjithçka kutpohet por se në këtë takim nuk janë diskutuar aspak”, deklaroi kreu i ASH-së, Arben Taravari.

E pas përfundimit të takimit, nga Qeveria përmes një komunikate njoftuan se Kovaeçvski e Taravarikanë biseduar për  shumë tema aktuale lidhur me përcaktimet strategjike të shtetit.

“Kryeministri Kovaçevski dhe Taravari diskutuan dhe ranë dakord për rëndësinë e promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat janë karakteristikë e politikës dhe diplomacisë maqedonase ndër vite, me qëllimin përfundimtar – kohezionin e brendshëm dhe integrimin ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut, por edhe përparimin dhe zhvillimin e ardhshëm të shpejtë të shtetit”, thonë nga qeveria.

E sonte mblidhet edhe Këshillit Ekzekutiv i LSDM-së. Zgjerimi i koalicionit qeveritar dhe pakoja që do ti ofrohet ASH-së do të jetë një nga temat e kësaj mbledhje./KlanMacedonia

Të fundit