E enjte, 28 Mars, 2024

SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E PËRKUJTIMIT TË HOLOKAUSTIT

Përmes një ekspozite retrospektive me fotografi autentike të një grupi diplomatësh që vepruan në Zvicër në periudhën 1941-1945, të cilët iu ndihmuan herbrenjëve që me dokumenta të falsifikuara të strehohen në shtetet e Amerikës Latine u shënua sot në Shkup, Dita ndërkombëtare e përkujitimit të Holokaustit. Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, theksoi se kjo ditë shënon fundin e dramës kolketive të një populli që vuante nëpër kampet q përqendrimit.

Dita ndërkombëtare e përkujitimit të Holokaustit u shënua edhe në Shkup por në një mënyrë më të veçant. Përmes një ekspozitë retrospective u rrëfye ngjarja se si një grup diplomatësh në Zvicër ndihmuan disa hebrenjë që me dokumente të falisifkuara të strehohshin në Shtetet e Amrikës Latine.

Përmes një ekspozite retrospektive me fotografi autentike të një grupi diplomatësh që vepruan në Zvicër në periudhën 1941-1945, të cilët iu ndihmuan herbrenjëve që me dokumenta të falsifikuara të strehohen në shtetet e Amerikës Latine u shënua sot në Shkup, Dita ndërkombëtare e përkujitimit të Holokaustit. Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, theksoi se kjo ditë shënon fundin e dramës kolketive të një populli që vuante nëpër kampet q përqendrimit.

“Në secilin rreth sfidohej fati dhe e ardhmja e hebrenjëve, por pati edhe purgator ku njerëzit vullnetmirë, edhe këtu në Shkup, në Prishtinë, në Shkodër e gjetiu, tregonin mëshirë e solidaritet për këtë popull që pa të drejtë ishte shënjestruar nga makineria vrastare e nazi-fashizmit. Sot në këtë akademi përkujtimore jemi mbledhur edhe njëherë që të evokojmë një ngjarje që i dha fund dramës kolektive të një populli i cili vuante çastet e fundit nëpër kampet e përqëndrimit” – tha Skender Asani.

Në këtë ngjarje që u organizua nën patronatin e Insitutit të trashigimisë kulutrore shpirtërore të shqiptarëve, të pranishëm ishin edhe zv. Kryeministri i parë, Artan Grubi, ambasadorët e Polonisë, Suedisë, Ukrainës si dhe përfaqësues të disa ambasadave të tjera të akredituar në Shkup nëdrsa në këtë akademi përkujtimore nuk munguan as përfaqësuesit të BFI-së.

Të fundit