E premte, 19 Korrik, 2024

SHAIP KAMBERI LETËR ESCOBARIT: NË DIALOG TË PËRFSHIHET EDHE LUGINA E PRESHEVËS

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi, i ka shkruar një letër të dërguarit special të SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kjo sipas tij me kërkesën e përfshirjes së Luginës së Preshevës, në çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke qenë se në negociata po rezulton të ketë një dinamikë të re.

“Një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ ia përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe  Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian”, ka shkruar Kamberi në Facebook ku edhe e ka publikuar letrën drejtuar Escobar.

Kamberi ka theksuar se përfaqësuesit e zgjedhur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbeten plotësisht të përkushtuar për të mbështetur përpjekjet tuaja për të arritur normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në respektin dhe reciprocitetin reciprok.

Të fundit