E premte, 12 Korrik, 2024

DEKLARATA E KURTIT SHKAKTON REAGIME: A VENDOS SHBA PËR KOSOVËN?

Deklarata e bëra nga kryeministri albin Kurti se SHBA nuk vendos për Kosovën, ishte tema e diskutimit në studion e “Ballkan” në Abcnews të gazetares Linda Karadaku, përcjell kdpolitik.com.

Për të diskutuar mbi këtë deklaratë, ishin në një lidhje dy analistët Avni Zogjani nga Kosova dhe Seladin Xhezairi nga Shkupi.

Për të dy analistët deklarata e Kurtit nuk duhet të nxirren jashtë kontekstit.

Sipas tyre një deklaratë e tillë mund të ketë ardhur si përgjigje ndaj ndonjë zyrtari amerikan, i cili mund të jetë pjesë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë nga biseda:

 

Karadaku: Si ju duken deklarata e Kurtit?

Zogjani: Mua më duket si një deklaratë normale sepse duhet se kush e përfaqëson Kosovën. SHBA-të janë partneri i Kosovës, por nuk ka befasi në një fjali, por një kryeministër thotë unë përfaqësoj vendin tim, pasi këtë përfaqësim ma ka dhënë populli që ma ka dhënë populli im.

Karadaku: Seladin a është normale një deklaratë e tillë?

Xhezairi: Edhe unë e konsideroj normale, por në gjykimin tim ky është një paralajmërim, se Kosova dhe Serbia janë afër një marrëveshjeje që ka për tu garantuar nga faktori ndërkombëtar, është përgatitje terreni për negociata finale.

Karadaku: Avni, a duhet që Kosova të tregojë dhe demonstrojë shenja të sovranitetit të saj në raport me SHBA-të?

 

Zogjani: Në shumicën e rasteve deklarata të tilla kanë ardhur në një kontekst të caktuar, vijnë si presion në raport me ndonjë deklaratë të ndonjë përfaqësuesi amerikan që ka rol ndërmjetësues, ku shumë shpesh marrin pozicione që jo domosdoshmërisht të jenë objektiv i Kosovës. Në këtë rol kryeministri ëhstë legjitim të thotë që po dakord jemi në partneritet me SHBA-të por është e pamundur që një përfaqësues i një vendi të ketë të njëjtat qëndrime me ndërmjetësuesin, është e palogjikshme. Mendoj se kjo ka ndodhur në Kosovë dhe po del si paradoks, pasi në të kaluar Kosova nuk ka patur qëndrim, qëndrimi i saj ka qenë i ndërmjetësuesit.

Karadaku: Avni kthemi terk Rambujeja, kemi patur delegacionin e Kosovës dhe Serbisë, a mund të kthemi në të njëjtën situatë si në atë periudhë?

Zogjani: Procesi negociator nuk fillon me pozicion kompromisi e ka si qëllim. Në Kosovë është folur për minimale, çfarë mund të arrijmë ne për minimalen. Kosova ka hyrë përherë në pozicion minimalist. Ky pozicion duhet të ishte optimal dhe duhet të përcaktohet nga negociatat. Kjo qasja historike në procesin e negociatave përdoret si argument, po nuk duhet përdorur gjithmonë. Nëse për Kosovën në Rambuje ka qenë e detyrueshme që të pranonte një marrëveshje për autonomi ka qenë në kontekst lufte, ku shumica e popullsisë ishte e dislokuar. Nuk mund të bëhet referenca të tilla. Nuk duhet të themi që të krijojmë referencë Rambujenë për kontekstin aktual. Kosova duhet të hyjë pa të tilla paragjykime, të hyjë me një pozicion të qëndrueshëm.

Karadaku: Seladin mendon se duhet të kemi disa gjëra që t’i mësojmë nga negociatat?

Xhezairi: Unë kuptoj që po përsëritet në taborin e Kosovës ajo që ndodhte ato ditë të mëdha në Rambuje. Kam parasysh kthimin e negociatorëve për tu kthyer në bazë. Mbaj mend takimin e liderëve politikë të Kosovës në Shkup, dhe nuk ishte se të dyja palët ishin me një qëndrim. Po t’i kthehem zhvillimeve aktuale, intervistën e Kurtit e kemi bërë: ne duam njohjen reciproke, Beogradi do asosacionin e zonave me shumicë serbe. Kam parasysh edhe bisedimet e fshehta në Zvicër, gjykoj se të dyja palët po konsilidojnë qëndrimet e tyre, do të jetë faktori ndërkombëtar ato që do të duhet të jenë garantë të një marrëveshjeje që do t’i jepte fund këtij konflikti.

Karadaku: Avni jemi në këtë fazë kur pritet që të përmbyllet marrëveshja për normalizimi të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Negociatorët janë ata që janë SHBA dhe BE. Cili konsiderohet pozicion minimalist dhe maksimalist në Prishtinë dhe Beograd?

Zogjani: Fatkeqësisht kur flasim për një pozicion maksimalist në Prishtinë, një kërkesë krejtësisht normale nga pala kosovare duket maksimaliste. Nëse ti thua që Serbia të pranojë përgjegjësinë që të pranojë tragjedinë duket maksimaliste. Në Kosovë dhe në diplomacinë ndërkombëtare kjo duket maksimaliste për shkak të qëndrime inekzistente nga pala kosovare në të gjithë procesin, pasi ka patur vetëm pozicion ndërmjetësues. Ndërmjetësuesit kërkojnë rrugën më të thjeshtë për të arritur qëllimet. Ne jemi duke folur me një Serbi që nuk ka lëvizur asnjë milimetër në të gjithë këtë pozicion.

Karadaku: Avni a ka dikush në Kosovë që mendon se mund të ketë sukses të negociatave Kosovë-Serbi pa patur në krahë SHBA-të?

Zogjani: Jo, askush nuk mund të besojë këtë gjë. Nuk mund të ketë sukses pa patur koordinim me SHBA-të. Mirëpo SHBA-të nuk janë një person. Një person nganjëherë sjell mesazhe të përziera.

Të fundit