Pas 20 ditësh bllokim të rrugëve që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ato u zhbllokuan më 29 dhjetor nga serbët lokalë në veri të vendit – të cilët vetë i kishin vendosur barrikadat.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ata që “vetë i vunë, vet i hoqën ato”, duke ju referuar largimit të barrikadave në veri.
“Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën”, tha Kurti në pritjen e fundvitit me gazetarë.
“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë”, tha ai.