E diel, 27 Prill, 2025

LËSHIMI KOLEKTIV

Ministri i Arsimit i kërkon Komisionit Nacional të teksteve të nisë një proces për të përcaktuar arsyet e lëshimeve në miratimin dhe botimin e teksteve shkollore nga lënda e historisë dhe shoqërisë. Autorët nuk kanë faj. Faji është kolektiv! Arsimi ka kohë që është gjunjëzuar! Askush nuk dëshironte ta shohë këtë gjynjëzim!

Shkruan: Katerina Topallova

Nëse hapni shpalljet në internet, me një kërkim të vogël do të gjeni individë që do t’ju shkruajnë një punim seminarik për “pak” para. Nëse takoheni me ta, do të pranojnë t’ju shkruajnë një tezë masteri për pak më shumë para. Nuk kam dyshim që ka njerëz që bëjnë edhe doktoraturë për para.

Dhe nuk është se e “zbulova Amerikën” me këtë informacion. Asgjë e re! Kjo në fakt nuk ishte ishte informacion as para 15 vitesh kur isha studente, por reklamat e atyre që shisnin punën me para që dikush tjetër të merrte një diplomë ishin të turpshme.

Mediat “huklumtonin” dhe shkruanin për këtë edhe atëherë, por nuk është se dikush u trondit nga lajmi dhe se gjërat ndryshuan.

Tani ata që blenë diploma morën pozita. Tani ata janë intelektualë të respektuar, të cilët edhe me krenari dhe paturpësi bëjnë konkurrojnë në konkurse për të shkruar tekste shkollore. Rrethi është i tillë. Tani ata do të “shesin” mend për fëmijët tanë. Erdhi taksa e seminarit për 350 denarë. Atëherë ishin punime seminaresh copy-paste, tani janë libra shkollorë copy-paste!

Ky nuk është lëshim i teksteve shkollore! Nuk e di sa e është lëshim i ministrisë, sepse lëshimi është i kolektiv! Ne kemi vite që krijojmë një sistem pa vlera, një sistem në të cilin po mbytemi çdo ditë e më thellë, një sistem që na mjeron jetën dhe na vret fëmijët.

Është e trishtueshme sesi jo vetëm nuk u japim mundësinë të fluturojnë, por ua presim krahët edhe para se të fillojnë të rriten.

Ndërgjegjësimi kolektiv për ndërtim të arsimit cilësor është çelësi për të shpëtuar veten nga humnera në të cilën po biem. Nuk mund të jemi konkurrues në asnjë treg me diploma të blera dhe tekste të rishkruara. Sepse tregu ekziston që njerëzit të japin më të mirën dhe të bëjnë jetën e tyre dhe të njerëzve përreth tyre më të lehtë. Maksimumi ynë tani për tani është të gjejmë se cila anë e Google-s i kaë kopjuar tekstet shkollore që edukojnë fëmijët tanë.

Por nëse ka diçka të mirë në gjithë këtë, është se tani të paktën kemi mësuar se ku është lindja dhe ku është perëndimi. Mësuam gjithashtu se sa i lartë është Mont Everesti!

Të fundit