E hënë, 16 Qershor, 2025

PSE NË RMV NGELEN TË NGRIRA ÇMIMET E PRODHIMEVE BAZË?

  • Nga të dhënat e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë “FAO” si angjenci e specializuar e Kombeve të Bshkuara, çmimet e produkteve ushqimore gjatë muajit nëntor kanë shënuar ulje prej 17 për qind krahasuar me marsin e po këtij viti.
  • Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se shpenzimet për jetesë gjatë muajit nëntor janë rritur për 19.8 për qind krahasuar me po të njëjtit muaj gjatë vitit të kaluar.

 

Shkruan: ELJESA DERVISHI

Maqedonia e Veriut mbetet shteti me nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë, duke shënuar kështu inflacionin më të lartë në mesin e vendeve të rajonit, madje edhe në vendet e Evropës.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se pas masave të Qeverisë për subvencionim të energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte bazë ushqimore, kompanitë kanë nisur të krijojnë çmime të reja të cilët pritet të jenë më të ulta, përcjell TV21. Bekteshi tha se për të vërejtur uljen e çmimeve te produktet bazë, fillimisht duhet të harxhohen rezervat që kanë krijuar kompanitë më herët.

“Deri më 1 dhjetori supermarketet nuk kanë qenë të zbrazura, me aq sa di unë edhe para 1 dhjetorit pa pasur produkte në supermarketet në vend, në depot e tyre ka pasur produkte. Edhe produktet vendore, që shfrytëzojnë shpërndarës edhe produkte që importohen në shtetin tonë, këto quhen rezerva, këto rezerva janë marrë me çmime të ndryshme, rezervat e reja merren me çmimet e tjera që janë më të ulta se të mëparshme, që do të thotë se rezervat duhet të harxhohen dhe me siguri do të harxhohen gjatë kësaj jave dhe javës tjetër dhe do të vëreni ulje të çmimeve te këta produkte”, tha Bekteshi.

Bekteshi theksoi se pas kësaj periudhe pritet të veprojë edhe Inspektoriati Shtetëror i Tregut.

“Ligji për Mbrojtje të Konsumatorëve është miratuar në fund të nëntorit dhe tani është në fuqi, por si çdo ligj që miratohet, ka afate për nisjen e implementimit, gjithsesi ka edhe institucione që zbatojnë këtë zgjidhje ligjore, në përkatësisht Inspektoriati Shtetëror i Tregut”, pohoi Bekteshi.

Ndërkohë, nga të dhënat e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë “FAO” si angjenci e specializuar e Kombeve të Bshkuara, çmimet e produkteve ushqimore gjatë muajit nëntor kanë shënuar ulje prej 17 për qind krahasuar me marsin e po këtij viti.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se shpenzimet për jetesë gjatë muajit nëntor janë rritur për 19.8 për qind krahasuar me po të njëjtit muaj gjatë vitit të kaluar.

Si faktorë kyç që kanë nxitur rritjen e inflacionit në vend llogaritet shtrejntimi i energjisë dhe rritja e çmimeve të produkteve ushqimore.

Në bazë të të dhënave të EUROSTAT-it, inflacion më të lartë ka shënuar Hungaria, Estonia, Lituania dhe Letonia, ku inflacioni sillet nga 21 deri 22 për qind.

Krahasuar me vendet e Ballkanit, inflacioni që ka shënuar Maqedonia e Veriut me 19.5 për qind është shumë i lartë, kundrejt Bosnjë dhe Hercegovinës me 17 për qind, Malit të Zi dhe Serbisë me rreth 15 për qind, Bullgarisë me 14 për qind, Kroacisë me 13 për qind, Sllovenisë me rreth 11 për qind, Greqisë me 9 për qind dhe Shqipërsië me 8 për qind.

Sipas vendimit të Qeverisë maqedonase, të gjitha kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë, sikurse vaji ushqimor, bukë dhe produkte furre, miell, qumësht dhe produkte të qumështit, ato të industrisë së mishit dhe shpezëve, nga 1 dhjetori do të marrin subvencion prej 80 eurosh për një megavat të shpenzuar të energjisë.

Por, kjo masë nuk solli rezultate pasi çmimi i produkteve ushqimore bazë për dy javë nga kjo masë, nuk kanë shënuar aspak ulje.

 

Të fundit