E martë, 25 Mars, 2025

VIDEO / BURRËRESHAT E FUNDIT TË SHQIPËRISË

Vetëm një duzinë “virgjëreshash të betuara” kanë mbetur në botë, si një traditë e lashtë ballkanike ku gratë jetojnë ndërsa burrat vdesin.

“Shqipëria ishte një botë burrash, e vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte të bëheshe e tillë”, thotë Gjystina Grishaj në një dokumentar të BBC, përcjell kdpolitik.com.

Si një grua 23-vjeçare që jetonte në malet e veriut të Shqipërisë, ajo mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën.

Ajo u betua për beqari dhe premtoi se do të jetonte pjesën tjetër të jetës si burrë.

Familja e Gjystinës prej më shumë se një shekulli jeton në rajonin e Malësisë së Madhe të Lëpushës. Një luginë e futur thellë midis maleve të thepisura, është një nga zonat e pakta ku ekziston ende tradita e burrneshës: një praktikë shekullore në të cilën gratë betohen pleqve të fshatit dhe jetojnë si burra.

 

Të fundit